Karl Kaser, Shqipëria e komunizmit në një dita

Karl Kaser, Shqipëria e komunizmit në një dita
"Shqipëri-Austri reflektim historiografik" është ndër botimet e fundit të Qëndrës së Studimeve Albanologjike, i promovuar këto ditë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ky botim, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, përmban kujtimet e pedagogut të Universitetit të Vjenës, Karl Kaser, si e shihte ai ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, sa gjasa kishte që të derdhej gjak si në Rumani, turmat e të rinjve që kërkonin të iknin dhe i luteshin t’u rregullonte një vizë, etj.

Gjithçka pa gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri ai i hodhi në ditar. Socializmi që gjeti në Shqipëri, ishte makth. Nuk u besonte dot syve, kur shihte një vend në varfëri ekstreme. Njerëz të veshur keq, që nuk guxonin t'i flisnin, pasi kishin frikë se dënoheshin, mungesa e etikës, hotelet, restorantet, rrugët, pallatet, gjithçka dukej si një kthim pas në kohë.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024