SHKODER - Qyteti i Shkodrës ka vijuar festimin e karnavaleve, një festë e kthyer tashmë në traditë në këtë qytet. Për të tetin vit me radhë, në qytetin e Shkodrës, ka nisur festa tradicionale e karnavale të organizuara nga bashkia dhe drejtoria rajonale e arsimit. Me rastin e kësaj feste, pranë sheshit të bashkisë është organizuar Koncerti i Karnavaleve, ku e pranishme ka qënë edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Në një prononcim për mediat, kryeparlamentarja Topalli ka theksuar se Shkodra është qyteti që gëzon jetën ndërsa cdo gjë vezullon nga festimet e karnavaleve.
Pas koncertit të organizuar nga trupa e teatrit "Migjeni", shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, festimet e karnavaleve kanë vijuar me djegien e dordolecit, por dhe me humorin kritik ndaj fenomeneve negative të shoqërisë. Ky koncert festiv ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët i janë bashkuar këtij evenimenti. Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër spikatnin në paradën e karnavaleve.

Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)