SHBA/ 15 viktima dhe mijëra të izoluar nga uragani Florence

Vijojnë përmbytjet në Karolinën e Veriut dhe të Jugut si pasojë e uraganit Florence ku të paktën 15 persona raportohen të vdekur deri më tani.

Ndër zonat më të prekura nga uragani është qyteti bregdetar Wilmington me 120,000 banorë nga të cilët 400 arritën të shpëtoheshin pasi kishin mbetur të bllokuar nga uji.

Qyteti bregdetar Wilmington është izoluar tërësisht nga uji pasi të gjitha rrugët që e lidhin me qytetet e tjera janë përmbytur duke e kthyer këtë qytet në një ishull brenda shtetit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të paktën edhe dy ditë të tjera përmbytje dhe më pas një përmirësim të motit.

Nga moti i keq janë prekur edhe Filipinet dhe Hong Kongu ku si pasojë e tajfunit vdjekjeprurës Mangkhut dhjetëra persona kanë humbur jetën por sipas misioneve të kërkim-shpëtimit numri i viktima mund të shkojë mbi 100.

Në Hong Kong, stuhia shkatërroi qindra ndërtesa gjithashtu janë pezulluar shërbimet e transportit, janë anulluar një sërë fluturimesh, trenat janë ndaluar dhe rrugët kryesore janë mbyllur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane