Një stuhi e fuqishme ka goditur Karolinën e Jugut ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 6 viktima. Për tre ditë në zonë kanë rënë më shumë se 35 cm shi, ndërsa këto përmbytje nuk janë parë në zonë për më shumë se 1000 vjet. Një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur si dhe disa autostrada.
"Ne nuk e kemi parë këtë nivel të shiut në vend për 1000 vjet. Këto janë rreshje të papara ndonjëherë" deklaroi Guvernatori Nikki Haley. Ai ju ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi si dhe të evitojnë daljet e panevojshme në rrugë.
Nga ana tjetër presidenti Barak Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Karolinën e Jugut. Ky veprim do të thotë që shteti dhe autoritetet lokale mund të marrin ndihmë federale për të dëmshpërblyer banorët e përmbytur.
/Shqiptarja.com