TIRANË - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka urdhëruar anulimin e tenderit për “Shërbim transporti karotreci, parking, ruajtje automjetesh” si dhe kontratën e nënshkruar për zbatimin e këtij tenderi nga ana e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë me një subjekt privat.
Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të procedurave të ndjekura për realizimin e tenderit dhe vënien e tij në zbatim. Nga ky shqyrtim kanë rezultuar shkelje të shumta procedurale dhe ligjore si më poshtë: Së pari tenderi nuk duhej të zhvillohej nga Komisariati i Qarkullimit rrugor të Tiranës, pasi nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar këtë procedurë. Tenderët analogë për të njëjtin shërbim në qarqet e tjera janë kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë;
Afati i kontratës. Tenderi i shërbimeve nuk mund të shtrihet në 5 vjet; Është vendosur një vlerë e kontratës, në një kohë kur pagesa e firmës do të behet sipas të ardhurave të realizuara nga shërbimi; Është konstatuar shkelje me pagesën nga buxheti i shtetit të detyrimeve ndaj firmës. Çmimet e larta për njësi. Çmimi i shërbimit të transportit është 4000 lekë, pra më i lartë se gjobat për kundravajtje administrative që është akt juridik. Në këto kushte Ministri i Brendshëm ka urdhëruar anulimin e tenderit si dhe procedimin penal të zyrtarëve përgjegjës për këto shkelje ligjore.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Furtunë në Rrugore, ndryshojnë 80% e efektivave