‘Karrierën e mbyll te Real Madrid’, Toni Kroos flet me bindje: S’dua të luaj në asnjë klub tjetër

‘Karrierën e mbyll te Real Madrid’, Toni Kroos flet me bindje: S’dua të luaj në asnjë klub tjetër

Futbollisti gjerman i Realit Toni Kroos

Toni Kroos dëshiron që ta mbyllë karrierën me Real Madrid. Gjermani e ka deklaruar këtë teksa është pyetur në lidhje me kontratën e tij, që përfundon në fund të këtij sezoni.

‘Dua të mbyll me Real Madrid. Nuk e di se kur, por nuk dua të luaj me asnjë klub tjetër,’-shprehet 32-vjeçari, i cili saktëson se në ‘2023 ka lënë një takim për këtë çështje me drejtuesit e Real Madrid’.

Deri më tani është raportuar se gjermani mund të zgjasë kontratën edhe për 1 vit tjetër. Duhet kuajtur se shoku i repartit Luca Modric është 37 vjec dhe se Casemir u largua gjatë kësaj vere pas 5 Champions League të fituara. Duket se kjo treshe e mrekullueshme shumë shpejt do ti thotë lamtumirë ‘galaktikëve’.

Toni Kroos erdhi nga Bayern Mynchen te Reali në vitin 2014 dhe që prej atëhere ka bërë më shumë se 380 paraqitje me spanjollët.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 11-të në La Liga, sulmuesi i Kombëtares në formë

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 11-të në La Liga, sulmuesi i Kombëtares në formë