Karrota të tiganisura në gjalpë

Përbërësit:

  • 1 kg karrota
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë kafeje sheqer
  • Kripë sipas shijes
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Karrotat pastrohen dhe lahen mirë. Zihen në ujë pa kripë derisa të zbuten. Pasi ziejnë, priten në rrathë (5–7 mm), ose pjerrtas nëse janë të holla. Në një tigan shkrihet gjalpi, shtohen karrotat dhe kavërdisen lehtë. Hidhet kripë dhe pak sheqer, në fund shtohet majdanozi i grirë hollë.