Karrotat, sekreti fshihet
te ngjyra portokalli

Karrotat, sekreti fshihet<br />te ngjyra portokalli
Mendohet se karotat janë zbuluar 5.000 vjet më parë në territorin e Afganistanit të sotëm. Ende sot e kësaj dite janë me shumicë kolonitë e egra me rrënjë të kuqe apo gështenjë. Atëherë filloi udhëtimi i gjatë përmes shekujve që e çoi karotën në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë si dhe në Evropë, ku karota kultivohet që nga shekulli i 18-ë, kur kultivoheshin varietete karotash me mish apo lëkurë të bardhë, të verdhë, të kuqe, gështenjë dhe të zezë, por jo karota portokalli.

Në fakt, karota portokalli është produkt i ndërhyrjes njerëzore. Janë hollandezët që, duke dashur të tregonin besnikërinë e tyre ndaj Shtëpisë së Portokallit, një principatë protestante franceze, shartuan në shekullin e 16-ë varietetet me mish të kuq me varietetet me mish të bardhë duke krijuar kështu një rrënjë me një ngjyrë portokalli të ndritshme shumë të bukur.

Ky varietet i ri u zuri vendin të gjitha varieteteve të tjera dhe vazhdon të jetë dominues në tregjet e gjithë botës.

Përbërësit kryesorë ushqimorë: vitamina A, vitamina B6, vitamina K. Ngarkesa glicemike e një porcioni normal karotash është e ulët. Konsumi i karotave, të gjalla apo të gatuara, pra, nuk pengon rënien në peshë.

Çfarë përmban karota?

Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotave shoqërojini me burime yndyrore, për shembull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë. Ziejini ose piqini në mënyrë që të rritet absorbimi i tyre.

KAROTINOIDËT

Karotinoidët kryesorë të gjetur në përbërjen e karotave (të gjalla, të zjera, të pjekura apo në lëng) janë beta-karotina, luteina dhe zeaksantina.

Karotinoidët janë përbërës para së gjithash me karakteristika antioksidante, domethënë të afta për të neutralizuar radikalet e lira të trupit.

Shumë karotinoida janë paraardhës të vitaminës A, domethënë, trupi i kthen në vitaminë A sipas nevojës. Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN. Kur dëmtohet ADN-ja, rritet rreziku i kancerit.

FIBRAT


Sipas disa studimeve të kryera, marrja në të njëjtën kohë e fibrave dhe karotinoidëve, të dyja të pranishme në karotë, rrit efektin mbrojtës të saj. Në fakt, është vërtetuar se disa lloje fibrash, sidomos fibrat e tretshme, mund të ulin kolesterolin dhe të parandalojnë procesin e arteriosklerozës tek kafshët dhe njeriu.

Gjatë studimit është vërtetuar se lëngu i karotës (që përmban pak fibra) kishte më pak efekt në yndryrnat e gjakut se karota.

KAROTA HEQ URINE

Personat që ndjekin një dietë dobësimi mund të provojnë të shuajnë urinë duke ngrënë 1 ose 2 karota. Një gjë e tillë mund të përdoret edhe për t’u qetësuar në rast se keni lënë duhanin.

PËRDORIMI I LËNGUT TË KAROTAVE

Vetëm apo të përziera me lëng perimesh apo frutash të tjera dhe erëza: Tre deri në katër karota me disa fletë nenexhiku, në periudhën e verës; Dy karota, një domate, një degë selino, në periudhën e vjeshtës; Dy karota dhe një portokall i shtrydhur, në periudhën e dimrit.

Meqënëse lëngu i karotave përmban mesatarisht vetëm 10% fibra të karotës, mishi i karotës mbahet për t’u përdorur për ëmbëlsira, biskota, puding, etj.


Shkrimi u publika në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi