Bahri Shaqirit nuk do t’i shkonte kurrë në mend se menjëherë pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore të ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, ndërsa ishte nisur me dy fëmijet drejt bregut të detit, një telefonatë do ta kthente në Tiranë për t’i komunikuar shkarkimin nga Presidenti Bujar Nishani me propozim të kryeministrit. Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane në Tiranë “shqeu” sytë nga habia për vendimin e papritur, për më tepër të pakonsultuar. Liderët politikë vrapuan me anë të deklaratave të hedhin hijet e dyshimit mbi veprimin e kryer nga Presidenti; e ndërkaq, shefi i ri i CIA-s që ka mbërritur dy ditë më parë në Tiranë, është gjendur i papërgatitur për këtë rrufe në qiell të pastër.
Këtë radhë, Berisha u tregua tamam “burrë shteti”. U bëri karshillëk të gjithëve, partnerëve ndërkombëtarë të Uashingtonit e Brukselit; u tregoi vetëm me një propozim se Shqipëria është vend sovran, dhe emërimet dhe shkarkimet dirigjohen nga vetë ai, e askush tjetër. Dhe si për ta çuar deri në fund misionin e kontrollit të plotë të SHISH, në momentin që skema e SHIU-t iu dekonspirua pas dorëheqjes së Ylli Zylës, vendosi në vend të Bahri Shaqirit, vartësin e Gazidedes.
Po kush është Visho Lika? Shumica e qytetarëve duhet t’a mbajnë mend diskutimin e famshëm të Gazidedes në Kuvend marsin e vitit 1997, ku fliste për agjentura të huaja, duke përfshirë shërbime greke, serbe, madje edhe amerikane si shkaktaret e trazirave në vend. Sikurse të gjithë thonë, autori i këtij fjalimi ishte Visho Lika, Gazidede vetëm sa e lexoi. Zoti Lika, ishte njeriu që merrej me shërbimin e jashtëm, apo drejtorinë e katit të katërt siç quhej ndryshe. Që në krye të herës, emërimi i tij në këtë detyrë, i pakonsultuar me drejtues të shërbimeve partnere, dhe e kaluara e tij si një njeri që ka shkaktuar edhe “incidente” me akuzat për këto shërbime, nuk janë një ogur i mirë për pavarësinë e institucionit të SHISH nga qeveria e mazhoranca, apo edhe vijimin e punës për të përsosur marrëdhëniet me këto shërbime dhe për të luajtur një rol kryesor në rajon e më gjerë. Askush nuk e di se çfarë ka pasur në mend Berisha kur e ka bërë këtë, por gjithkush duhet të trembet në këtë moment, për implikimin e SHISH qoftë te çështja aq e përfolur e përgjimeve, qoftë edhe në kontrollin e aspekteve të ndryshme të jetës politike e shoqërore. E mbi të gjitha, si dhe sa do të ndërhyjë SHISH në zgjedhjet e ardhshme. Tani, u kthye thjesht në një shërbim partiak.
(Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com