'Karta e Adriatikut', Shqipëria merr kryesimin për vitin 2019

'Karta e Adriatikut', Shqipëria merr kryesimin për vitin 2019

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë takimit në Ministerilain e Kartës së Adriatikut, në Mal të Zi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në Ministerialin e Kartës SHBA-Adriatike apo siç njihet ndryshe A5 ( Mali i Zi, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, dhe Bosnjë Hercegovinë), i cili zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, vendi që mban kryesinë për vitin 2018.

Mësohet se në fokus të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare ka qenë situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve anëtare  në funksion të integrimit euro-atlantik të rajonit.

Ndësra vlerësoi kontributet e vendeve pjesëmarrëse ne operacionet e drejtuara nga NATO,  veçanërisht në  Afganistan gjatë këtuij takimi ministri Bushati, theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të Kartës me vendat e tjera të rajonit për t’i shërbyer integrimit të plotë euroatlantik. Në cilësinë e kryesuesit  të kësaj nisme për vitin 2019, ministrit Bushati, vuri në dukje se kjo platformë  i shërben dhe është në funksion të konsolidimit , të paqes e stabilitetit rajonal

 “Ndërkohë që kjo platformë i ka shërbyer plotësisht qëllimit të saj fillestar, për të mbështetur përpjekjet tona drejt integrimit euro-atlantik, besojmë se është koha për ri-adresimin e fokusit të Nismës. Fokusi i kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, në luftën aktive dhe me efektivitet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur ministri Bushati.

Teksa u ndal tek domosdoshëria që edhe Kosova të jetë ndër vendet e përfshira në këtë nismë , Ministri Bushati u shpreh se edhe ajo meriton ti merren parasysh kërkesat e saj legjitime .

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, miratuan edhe Komunikatën e Përbashkët, e cila avancon më tej rrugët e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë