LUSHNJË - Prej disa ditësh në Drejtorinë e Bujqësisë në Lushnjë me qindra fermerë janë dyndur që të aplikojnë për të marrë kartën e fermerit.

Kjo dyndje ka ardhur pasi grumbulluesit e perimeve si dhe ata të qumështit nuk marrin më produktet e fermerit, apo i marrin ato me çmim më të ulët, nëse fermerët nuk e posedojnë këtë kartë.

Por çfarë është katra e fermerit? Drejtori i Bujqësisë në Lushnjë, Agim Rrasa flet për këtë kartë, si dhe të mirat që ajo sjell.

“Shërben për aplikimet në skemat mbështetëse dhe për nevoja të tjera në lidhje me bujqësinë si në marrjen e kredive për marrje e pajisjeve mekanike e te tjera, numri i fermerëve ka arritur 1000-1200”- u shpreh Agim Rrasa.

Vetë fermerët flasim se pse po e bëjnë këtë kartë, ku shumë prodhime të tyre nuk po merren pasi nuk kanë këtë artë fermeri, e cila i pajis ata edhe me një numër NIPTI në drejtorinë e tatimeve.

Karta e fermerit është vendosur si kusht për të gjithë fermerët për të bërë regjistrimin e tyre në zyrat tatimore, dhe do të tatohen , por dhe do të marrin një sërë shërbimesh që i ofrohen kësaj kategorie.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)