Karta e shëndetit, qytetarët: Po
sëmuremi më shumë duke pritu

Karta e shëndetit, qytetarët: Po<br />sëmuremi më shumë duke pritu
Për të marrë kartën e shëndetit qytetarët duhet të presin me orë të tëra në radhë. Nga një vëzhgim i Report Tv në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, marrja e kartës së shëndetit është kthyer në një makth për çdokënd, kjo edhe për shkak se punonjësit paraqiten në punë, në orën 11 të paradites.

“Që në mëngjes kam ardhur që nga ora 8 kam ardhur unë këtu dhe thanë nga ora 10 do vijë ajo që meret me këto kartat. Ika erdha tashi shiko sa veta janë shikoje, humbim kohën gjith ditën nga mëngjesi deri në darkë, pale të mbarojmë nga ora 6 e darkës këtu. Sa është ora tani, ora është 1 e 30 akoma s’ka mbaru,” shprehet një qytetarë.

Ata që i vuajnë këto radhë janë të moshuarit, të cilët thonë se duke pritur, sëmuren edhe më shumë.

“Që nga ora 9, zonja ka ardhur nga ora 11, domethënë dy orë bëri muhabet këtu. Unë jam pensionist, 80 vjeç jam. Kam pritur këtu, pa luajtur. Ulu në karrige aty edhe rri. Nuk bëhet keshtu,” tha i moshuari.

Çdo person duhet të pajiset me kartë shëndeti deri në datën 30 prill, pasi më pas libreza që ata kanë sot bëhet e pavlefshme. Të gjitha vizitat tek mjeku bëhen falas, në momentin që pajiseni me kartë shëndeti.


Redaksia Online
(u.s/sshqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)