Karta e studentit edhe në celular, Veliaj: Kemi shpërndarë 14 mijë deri më tani

Nga dje karta e studentit është jo vetëm fizike, por edhe elektronike, ku çdo student mund ta përdorë atë përmes celularit. Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama dhe banorë të njësisë nr 11 në kryeqytet, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion  Veliaj, theksoi se deri më tani janë shpërndarë 14 mijë karta, ndërsa sqaroi edhe çështjen e aboneve të studentit.

“Dje është shpërndarë karta e 14 mijë, me këtë ritëm në javë ne do të jemi tek 70 mijë. Abonetë printohen si letrat me vlerë që nga koha juaj në Bashki, nga Ministria e Financave. Porositë bëhen në maj për qershorin, në qershor bëhen ato për korrikun, pasi abonoja në thelb është valutë, dhe duke qenë se përdoren vetëm nga konviktet, ne bëmë një sistem që shpërndahet vetëm për konviktet. Tani që u shtua kërkesa do të shohim sa është dhe porosinë për korrikun do ta bëjmë më të madhe, në korrik fillon sezoni”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë aplikacionit të ri, studentët do të mund të marrin shërbimet nga institucionet publike apo dhe kompanitë private më shpejt dhe më lehtë. Teksa theksoi se numri i tyre ka shkuar brenda një kohe të shkurtër në mbi 100, ai tha se të rinjtë që do të kenë Kartën e Studentit, do të njoftohen me email ose me sms për të gjitha shërbimet që entet publike apo ato private ofrojnë.

“Nga dje karta është edhe elektronike, do të thotë që nëse shtohet një dyqan i ri, një kancelari, floktorja, të vjen menjëherë oferta që është shtuar dhe një produkt, por kemi mbi 100 tani. Nga dje është edhe aplikacioni për Iphone dhe android. Ti fut emrin tënd dhe numrin e kartës te e-maili që ke dorëzuar, të vjen vetëm kodi, që mund ta përdorësh vetëm ti dhe këtu ke njoftime për aktivitete, nëse duam të shohim një koncert, shërbime publike, shërbime private. Te aplikacioni klikon Karta e Studentit, pastaj Karta Ime, shfaqet Barcodi dhe e përdor kush ka scanner e përdor me barcod, kush s’ka, e përdor me kartë fizike. Karta nuk ka mundësi falsifikimi, pasi karta është me fotografi dhe barcod, si karta e identitetit”, nënvizoi Veliaj.

Banorët e kësaj njësie vlerësuan punët e bëra në gjithë këtë zonë në këto 4 vite, ndërsa theksuan se për këtë meritë ka dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij. “Meritë të madhe ka dhe ky. Edhe ky ka meritë, ka bërë punë të shkëlqyera për këtë njësi”, tha një prej banorëve të pranishëm në këtë kafe me kryeministrin.

Një tjetër banor theksoi se e gjithë zona që sot është transformuar më parë ishte nën mbretërinë e ujërave të zeza që veç erës së keqe ishin edhe një vatër infeksionesh dhe sëmundjesh të ndryshme për banorët e zonës. “Më fal për shprehjen por fekalet këtu për disa vite nuk ndërhynte njeri. Tani ka lezet, shiko si është bërë”, tha një tjetër banor.

Ndërkohë që deputeti Ulsi Manja bëri të ditur se në këto 4 vite e gjithë zona e Laprakës ka përfituar mbi 7 milionë euro investime, çka kanë rritur ndjeshëm gjendjen e infrastrukturës si dhe ka krijuar hapësira të mëdha për fëmijët dhe qytetarët e tjerë. “Lapraka ka mbi 7 milionë euro investime”, tha Ulsi Manja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mon: 14/06/2019 12:07

    Po po...po ce do se as abone spo marrim dot me te hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston