Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, 'Foltorja'-Bardhit: Vula e selia i përket demokratëve, jo ish-ministrave të Ramës! As dorëheqja s'ua shpëton nderin që s'e patët kurrë

Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, 'Foltorja'-Bardhit: Vula e selia i përket demokratëve, jo ish-ministrave të Ramës! As dorëheqja s'ua shpëton nderin që s'e patët kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha

'Foltorja' i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili tha dje se po përdoren simbolet e partisë nga persona të paautorizuar dhe për interesa personale. 'Foltorja' shprehet se simbolet, vula, selia dhe vetë PD u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar, dhe jo ish-ministrave të Ramës.

Më tej, në përgjigje ndaj Bardhit, thuhet se mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD.

Sakaq, grupi i Berishës shprehet se përballë mijëra firmave që mbështesin Kuvendin e Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që "në fakt nuk e patën kurrë!"

Reagimi i 'Foltores'
Një përgjigje për “kryetarin” pa parti!
Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng - kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD!

Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohej nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha - Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.

Përballe mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë!

Një ditë më parë, Gazment Bardhi e ka konsideruar falsifikim praninë e kartave me simbolet e PD-së për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Me një mesazh dërguar strukturave lokale të PD-së, Bardhi thotë se kartat janë prodhuar nga persona të paidentifikuar, duke theksuar se po kërkohet informacion për ta. Sipas Bardhit, simbolet e PD nuk mund të përdoren për interesa personale dhe se kjo po dëmton interesin politik të partisë.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja