TIRANE - Rastet me mashtrimet dhe vjedhjet duke përdorur kartat bankare të kreditit e të debitit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie, duke qenë se janë regjistruar dy herë më pak raste të regjistruara në raport me 2011-n, megjithatë, paralelisht me numrin gjithnjë në rritje të përdorimit të pagesave elektronike, në kushtet kur edhe shërbimi i internetit ka avancuar edhe në sektorin “e-banking”, bankat e nivelit të dytë kanë arsye të shqetësohen dhe faktikisht ato po qëndrojnë gjithnjë e më shumë vigjilente për të parandaluar fenomenin.

Ajo çfarë veçohet për vitin 2012, ka të bëjë me tendencën e rasteve të mashtrimeve me pagesat e kryera në rrugë kompjuterike, pra përmes shërbimit të internetit dhe këtu, ekspertët nga kompanitë “Visa” apo “MasterCard” e fushës kërkojnë më shumë kujdes nga përdoruesit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)