Kartat e Shëndetit, ja procedurat
si merret dhe ku shpërndahen
PDF/ Ja pikat e shpërndarjes në çdo qytet

Kartat e Shëndetit, ja procedurat<br />si merret dhe ku shpërndahen<br />PDF/ Ja pikat e shpërndarjes në çdo qytet
Prej disa muaj ka filluar shpërndarja e kartës së shëndetit në të gjithë vendin. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm thotë se për të marrë kartën e shëndetit ju duhet një kartë identiteti, vërtetim regjistrimi pranë mjekut të familjes ku personi është i regjistruar dhe kërkesa për t‘u pajisur me kartë shëndeti.

Procedura

 
Personi i siguruar fillimisht duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes për t’u pajisur me vërtetimin e regjistrimit. Mjeku i familjes kujdeset të verifikojë në regjistrin e personave të regjistruar pranë mjekut (letër dhe elektronik) saktësinë e të dhënave të vërtetimit dhe të bëjë përditësimet e nevojshme nëse ka mospërputhje.
Personi i siguruar duhet të paraqitet vetë në pikën e shpërndarjes për të marrë kartën e shëndetit, me përjashtim të rastit kur:

-Të siguruarit i përkasin kategorisë “fëmijë 0-18 vjeç”
- I përkasin kategorisë “të paaftë mendorë e fizikë”
-Janë të sëmurë që nuk mund të lëvizin, e konfirmuar kjo nga mjeku i familjes. Në këto raste karta mund të tërhiqet nga prindërit, familjarët apo kujdestarët e tyre. Një herë në 6 muaj punonjësi përgjegjës për shpërndarjen e kartës kryen verifikimet e këtyre rasteve.

Kur personi i siguruar i përmbush të gjitha kushtet për t’u pajisur me kartë shëndeti, personi i ngarkuar për shpërndarjen e saj, bën regjistrimin e kategorisë/kategorive të përfitimit në sistemin informatik dhe printimin e kartës. Personi i ngarkuar vulos dhe firmos në pjesën përkatëse të kartës dhe nga ky moment karta bëhet e vlefshme për t’u përdorur nga i siguruari.

-Personi i ngarkuar për shpërndarjen e kartës regjistron në një regjistër të vecantë protokolli, numrin e kartës, emrin dhe mbiemrin e përfituesit dhe datën e lëshimit të kartës.
-Personi i ngarkuar për shpërndarjen e kartës së shëndetit bën kujdes për të plotësuar saktë të gjitha elementet e kartës së shëndetit në regjistrin elektronik dhe në regjistrin e protokollit. Personi i ngarkuar për shpërndarjen e kartës së shëndetit duhet të ketë të depozituar përçdo person për të cilin lëshon kartë një dosje me dokumentacionin e mëposhtëm:

Fotokopjen e dokumentacionit identifikues (kartës së identitetit, certifikatës së gjendjes civile, pasaportës, lejes së qëndrimit)
-Fotokopjen e dokumentacionit që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit (librezën e pensionit, veteranit, invalidit, librezën e sigurimeve shoqërore, etj)

-Vërtetimin e regjistrimit pranë mjekut të familjes.
-Kërkesën/kërkesat për t’u pajisur me kartë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane