Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Ky shërbim, në të njëjtin format, tashmë vjen përmes e-Albania dhe mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.
“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania”, shkruan kryeministri Edi Rama, në rrjetet sociale teksa prezanton këtë shërbim.