Një bankier fshin djersën e qafës me 500 Euro. I hedh eurot në kosh. Nga koshi në Lanë, djersa dhe eurot e hajdutit, shkojnë në det. Eurot me djersë hajduti dhe kripë deti I gjen në një breg një fëmijë Italian ose grek….
Jo mo jo, nuk është “Përrallë me Euro”, është fakt I kryer me bankierë hajdutë, për të cilët karta 500 Euro nuk është kartmonedhë, pra diçka serioze, por diçka pa vlerë, kartpecetë.
Ndërkohë, për një fukara nga të shumtët e Shqipërisë, I cili 500 Euro nuk I ka pare kurrë me sy dhe nuk I ka prekur kurrë me dorë, 500 Euro prej karten ë përfytyrimin e tij janë një gjë serioze, janë një kartmonedhë.
Ku Dashuria është këmbyer me urrejtjen, njerzillëku me egërsinë, ndërshmëria me hajdutllëkun, puna me dembelinë, dituria me injorancën, bukuria me shëmtinë, s’është çudi që kartmonedhat me kartpecetat kanë ndërruar vendet
7 milionët ikën e vanë. Për të rritur sy çelësinë e viktimave të kartmonedhave të vjedhura, të japim disa shembuj se çfarë mund të bëhej me ato 7 milionë dollarë nëse ajo vjedhje apo ajo rrokadë e kartmonedhave me kartpecetat nuk do kishte ndodhur.
Me 7 milionë Dollarët e vjedhura mund të ndërtohen 7 kilometr aautostradë. Për shembull, nga “çeliku I kurvit” deri në Lushnje, ç’ka do mundësonte shtimin galopant të turizmit në Dumrenë e liqeneve magjike dhe kodrave prrallore.
Me 7 milionë dollarë të vjedhur mund të paisen rrugët kryesore me mbrojtëse anësore. Qoftë edhe modeste. Për mosdaljen nga rruga të automjeteve që përplasen ose humbin kontrollin, si dhe pengimin e kalimit tërthortë rrugës të gjësë së gjallë. Me përjashtim të gjarpërinjve të cilëve s’ke ç’u bën, të dehurve me rakinë për dasma, kalamajve, viçave, pulave, këndëzave, lopëve, rosave, patave, që tromaksin udhëtarët me pëllitje dhe kakarisje nga më të ndryshmet.
Me 7 milionë dollarët e vjedhur mund të blihen me nga 20 mijë dollarë plot 350 makina policie. Të fuqishme, të shpejta dhe të sigurta, që mjaftojnë e te projnë për të paktën 10 vjet për të ndjekur dhe kapur keqbërësat dhe vrasësat edhe në llagëm të urithit po të jenë futur.
1 radio policie nuk mund të kushtojë më tepër se nja 100 dollarë. Sa radio policie blihen me 7 milionë dollarët e vjedhur ? Plot 70 mijë !Pra aq sa për t’I paisur me nga një radio të gjithë policët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe malit të Zi. Jemi në NATO, por kur është fjala përmirë administrim dollarësh të vjedhur, ca problem të tilla s’kemi pse të mos I zgjidhim si në kohën e kurvit “me forcat tona”.
Me 7 milionë dollarët e vjedhur mund të blihen 3 milionë e gjysëm litra karburat. Me kaq karburant një makinë normale bën më tepër se 35 milionë kilometra. Domethënë nja 50 herë Tokë-Hënë ose 4 herë Tokë-Diell, pra me vajt e me ardh’ 25 herë në hënë ose 2 herë në diell. A do t’I kishte kapur policia me kaq karburant ata të dy me Suzuki. Me siguri që po.
Se, duke lënë mënjanë ndjekjen drejt Hënës së cilës zor se vrasësit do t’I drejtohen për tu fshehur kur dihet se tashmë hëna është më e njohur se Lushnja, në mos gjatë së pares ndjekje drejt Diellit, në të dytën, të rraskapitur dhe të uritur ata do mund të kapeshin në ndonjë restorant andej nga Marsi apo Jupiteri. Nëse vrasësat me Suzuki, nuk do kishin preferuar largimin drejt Diellit por fshehjen Brenda planetit, nuk do silleshin këtej nga Ndroqi e as andej nga Puka. Do iknin sa më larg, duke bërë rrathë sa më të mëdhenj, pranë për Ekuator. Ekuatori është 40 mijë kilometra I gjatë. Me karburatin që blihet me 7 milionë dollarët e vjedhura mundësohet kapja e vrasësave gjatë ndjekjes 875 herë rreth botës. Distancë dhe kohë kjo e mjaftueshme dhe e teprueshme për policinë më të ngathët për të kapur vrasësin më të shkathët.
Me ato 7 milionë dollarët e vjedhur mund të bëhej edhe një punë tjetër sa e dobishme dhe e domosdoshme; Me kusht që t’I mbyllin dhe të anulojnë liçencat, tu jepen nga gjysëm milioni dollarë në dorë secilit pronar të 7 gazetave që nuk lexohen dhe 7 televizioneve që nuk shihen. Do binin rehat me këtë rast veshët dhe sytë e 3 milionë shqiptarëve për 10 vitet e ardhëshme.
Me 7 milionë dollarët e vjedhur mund të dërgohen në klinika të specializuara jashtë për tu shpëtuar jetën të sëmurëve në kondita ekstreme të cilëve nuk u bëhet dot derman në Shqipëri. Nëse për një rast të tillë mjaftojnë, të themi, 10 mijë dollarë, jetët e shpëtuara do ishin 700. Pak po të duken ?!
Me 7 milionë dollarë mund të bëhet edhe kjo; Me kusht që të dorëzohen vetë, t’u jepen nga 70 mijë dollarë secilit prej 100 të kërkuarve më të rrezikshëm që ende nuk janë kapur sepse fshihen rrëzave. Me siguri do dorzohen. Do dorëzohen sepse do shpenzojnë 50 mijë dollarë nëpër prokurorë dhe gjyqtarë dhe pas 1 viti do dalin nga burgu me 20 mijë dollarë qyl në xhep. Me këtë rast secili prej atyre të 100-ve do nxjerri nga burgu edhe nga 10 shokët e vet, kombinim fatlum ky që do ndikojë goxha në reduktimin e mbipopullimit të burgjeve.
E sa e sa gjëra të tjera të mira mund të bëheshin me 7 milionë dollarë, nëse nuk do ishin vjedhur dhe potë përdoreshin me vullnet të mirë.
Nuk duhet nënvleftësuar se me 7 milionëdollarët e vjedhur, përveç ndërtimit të vilave, hajdutët mund të bëjnë edhe zullume.
Sa kushton një rrezim qeverie në Shqipëri ?
Aq, jo më tepër se 1 milionë e gjysëm dollarë.
Me 7 milionë dollarë hajdutët mund të rrëzojnë 4.66666 qeveri.
Hajdutët s’para I përdorin milionat e dollarëve për rrëzim qeverie. Se e vjedhur-e pavjedhur, me djersën e ballit apo me djersën e qafës, paraja është njësoj e dashur dhe s’nxirret kollaj nga xhepi. Por çfar’ s’bën vaki në Shqypni. Nga fukarenjtë që respektojnë kartmonedhën e djersës së punës s’vjen asnjë e keqe. Qeverinë e rrëzojnë dhe e ngrenë sa here të duan ata që respektojnë kartpecetën e djersës së qafës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com