Në ditët e sotme ashtu si dhe në botë edhe në Shqipëri urimet virtuale përmes internetit dhe sidomos përmes rrjetit social më të klikuar në botë Facebook janë kthyer në një tendencë. Përmes urimeve tradicionale nëpërmjet kartolinave të dërguara me postë të gjithë urojnë miqtë e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kaq shumë janë përhapur urimet në rrjetin social Facebook saqë vetë organizatorët e këtij rrjeti social kanë ofruar dhe një opsion të dërgimit të kartolinave online në kohë reale për të gjithë miqtë.
Megjithatë urimet përmes facebookut kanë nisur të shpërndahen që tani duke postuar një foto për urimin e një 2014 sa më të mbarë dhe duke i bërë tag të gjithë miqëve virtualë në mënyrë që kartolina të publikohet njëkohësisht në të gjithë muret e tyre të profilit.
Nëse më përpara ekzistonin faqe të specializuara për të ashtuquajturat e- karts ose kartolinat elektronike tashmë facebook në bashkëpunim me këto faqe na ofron këtë mundësi dhe për më tepër urimi është me kosto zero.
Kjo ka bërë që përdoruesit e internetit përveç mesazheve tradicionale me sms apo me kartolina postare të urojnë pafund përmes facebook apo rrjeteve të tjera sociale.
Të moshuarit i preferojnë ende dhe i duan kartolinat. Ata u shprehën në disa intervista për emisionin “Rreze Dielli” se kartolinat i dërgojnë ende për miqtë e tyre.
Pavarësisht nga shkëlqimi dhe rënia e kartolinave, dicka mbetet e njëjtë që nga kohët e lavdishme e deri në ditët e venitjes. Për shumë njerëz kartolinat mbeten etaloni i matjes së vlerësimit. Ata që marrin mundimin të të çojnë një kartolinë, janë njerëz që të vlerësojnë vërtet.
Dikur ishin mbretëresha të urimit. Kartolinat ishin mënyra e vetme për të përcjellë mesazhet e përzemërta të fundvitit.
Por sot koha e mbretërimit të kartolinave duket se ka perënduar. “Kurorën” e kanë marrë e-mailet apo mesazhet telefonike të cilat e çojnë urimin më shpejt madje në orën kulminante të ndërrimit të viteve.
Edhe nëpër librari apo kioska ku ofrohen kartolinat, shitjet kanë rënë.
Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, Aulona një shitëse në një library në qendër të Tiranës thotë “Dikur bliheshin shumë kartolinat. Në ditët e sotme mund të shesim ndonjë kartolinë me pamje të qyteteve të Shqipërisë dhe ndonjë kartolinë që e marrin fëmijët me babagjyshin e Vitit të Ri por ka rënë ndjeshëm kërkesa ndaj tyre”.
Edhe ata që dikur shkëmbenin vetëm kartolina, janë bërë fansa të mënyrës teknologjike të të uruarit. Megjithatë, kartolinat nuk kanë pushuar ende së ekzistuari. Të rinjtë shprehen se është një modë e vjetër dërgimi i një kartoline.
Në ditët e sotme gjithsecili prej nesh ka shumë vite që nuk merr më një kartolinë poste që të mbush sirtarin e kujtimeve të festave.
Kjo mbase është një e mirë apo një e keqe e kësaj tendencë të re për mosvlerësimin më të kartolinave të postës. Ne vet kemi vendosur që t`i zvendësojmë kartolinat e postës me kartolinat online që i shpërndajmë më anë të rrjeteve sociale. Kjo për vetë faktin që kursejmë kohë në shpërndarje dhe kursejmë para në blerjen e letrës së kartolinës. Mjafton të marrim një kartolinë online dhe duke i bërë “tag” të gjithë miqëve që duam t`i urojmë në rrejtin social facebook ne kemi zvendësuar kështu një shpenzim të caktuar kohe dhe paraje.
Kjo është padyshim një anë e mirë e kursimin por ndodh që kujtimet kështu të mund të mos i jepen një rëndësi e madhe ashtu sic ci kemi dhënë dikur kartolinës së marrë nga mikesha jonë duke na i dhënë në dorë dhe duke u përqafuar. Atë kartolinë gjithsecili prej nesh e mban akoma në sirtarin e kujtimeve.
Mirëpo sot me kartolinat online ndodh që ato të na zhduken për arsye të ndryshme. Një fshirje pa dashje apo një virus në kompjuterin tuaj mund të bëj që kujtimet t`i zhdukim pa lënë asnjë gjurmë.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com