Kryeministri i Poland, Donald Tusk, ka marrë një goditje të fortë politike pasi votuesit në Krakov mbështetën masivisht largimin e kryebashkiakut liberal Aleksander Miszalski në një referendum lokal që po trondit skenën politike vendase.
Miszalski, pjesë e partisë qeverisëse Koalicioni Qytetar, ishte zgjedhur në vitin 2024 me premtime për politika më të gjelbra në qytet, të ngjashme me ato të zbatuara në Varshavë.
Por pakënaqësia për kufizimet mjedisore, tarifat e larta të parkimit dhe zemërimi ndaj politikave urbane u kthyen në armën kryesore të opozitës së djathtë. Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe e djathta ekstreme Konfederata nisën një fushatë kundër tij dhe arritën të mbledhin mbi 130 mijë firma për organizimin e referendumit.
Në votimin e së dielës morën pjesë gati 30% e votuesve me të drejtë vote, duke kaluar pragun e nevojshëm për vlefshmërinë e referendumit. Nga ata që votuan, afro 98% mbështetën largimin e kryebashkiakut, ndërsa vetëm rreth 2% dolën kundër.
Pas rezultatit, Miszalski pranoi humbjen.
“Demokracia lokale do të thotë që fjala e fundit i takon qytetarëve Jo gjithçka u realizua ashtu siç e kisha menduar. E di gjithashtu se disa vendime dhe debatet që ato sollën bënë që shumë banorë të humbnin besimin tek unë”, tha ai.
Rezultati konsiderohet fitore e madhe për opozitën konservatore dhe të djathtën ekstreme, të cilat tashmë po e paraqesin referendumin në Krakov si fillimin e një fushate më të gjerë kundër administratave liberale në qytetet polake. Lideri i PiS-it, Jarosłaë Kaczyński, reagoi menjëherë duke thënë se rezultati në Krakovë është “vetëm fillimi”.
“Kjo qeveri po shkatërron dhe po vë në pikëpyetje gjithçka demokratike. Qytetarët e Krakovës i treguan kartonin e kuq”, shkroi ai.
Një nga çështjet që ndezi më shumë zemërim ishte zona me emetime të ulëta, një sistem që kufizon hyrjen e automjeteve ndotëse në qytet. Edhe pse banorët e Krakovës përjashtoheshin nga kufizimet, opozita arriti ta paraqiste projektin si barrë për “qytetarët e zakonshëm”.
Pakënaqësi pati edhe për emërimet politike në administratën e qytetit, ndërsa shumë votues shprehën shqetësim edhe për borxhin e lartë të Krakovës, më i madhi mes qyteteve polake.
Pas largimit të Miszalskit, qyteti do të drejtohet përkohësisht nga një administrator deri në zgjedhjet e reja lokale që duhet të mbahen brenda tre muajve.
Komente











