Karuseli, një mënyrë e re
për gurët në veshka
Një kërkim amerikan sinjalizon se ky lloj dëfrimi mund të ketë një ndikim pozitiv mbi gurët në veshka. Kalkulat renale ose gurët në veshka është një sëmundje e rëndomtë që vjen si pasojë e kristalizimit të kripërave dhe mineraleve prezente në urinë dhe që shkaktojnë shumë dhimbje
Një kërkim amerikan sinjalizon se ky lloj dëfrimi mund të ketë një ndikim pozitiv mbi gurët në veshka. Kalkulat renale ose gurët në veshka është një sëmundje e rëndomtë që vjen si pasojë e kristalizimit të kripërave dhe mineraleve prezente në urinë dhe që shkaktojnë shumë dhimbje.
Dhimbje të tilla krahasohen me ato të lindjes. Gurët më të vegjël dalin nëpërmjet urinës, më të mëdhenjtë kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Studimi i publikuar në “The Journal of the American Osteopathic Association “ tregon se disa lloje karuselwsh mund të ndihmojnë në nxjerrjen e gurëve që nuk i kalojnë 5 mm.
Kjo mënyrë e re e gjetur nga dy urologë amerikanë tregon se të tilla dëfrime mund të lehtësojnë eliminimin e gurëve renalë dhe metoda është më efikase nëse pasagjeri zë vendin e fundit në vagon. Pacientët e Dr. David Wartinger nga Universiteti shtetëror i Miçiganit, ishin ata dëshmi e këtij eksperimenti, pasi kishin hipur në Disney World në Orlando të Floridës.
Njëri prej tyre rrëfen se kishte nxjerrë tre gurë pasi kishte hipur disa herë në “Big Thunder Mountain Railroad”, tren që përshkron me shpejtësi 56 km në orë një vend miniere dhe nuk është shumë modern, as më i larti i parkut dhe as që i kthen përmbys pasagjerët. Kjo bëri që Dr. Wartinger bashkë me kolegun Dr. Mark Mitchell të studionin rastin duke printuar në 3D një model artificial veshke silikoni dhe futën brenda saj 3 gurë renalë dhe udhëtuan deri në Orlando për ta vënë në provë.
E futën në një çantë shpine dhe hipën në tre lloje të ndryshme karuselesh në Disney World. “Përdorëm 174 gurë veshkash të ndryshëm në forma dhe në përmasa. I vetmi nga karuselet që funksionoi ishte “Big Thunder Mountain Railroad”, ndërsa dështim ishin “Space Mountain dhe Rock n Roll Coaster Aerosmith” që janë më të dhunshmet, kthejnë përmbys pasagjerët dhe bëjnë që forca e rëndesës të jetë më e madhe”.
Karuseli ideal është ai me xhiro dhe kthesa, por jo me kokën poshtë. U vu re se vendi i pasagjerit në vagon ndikonte në rezultatin pozitiv të këtij eksperimenti. Gurët nxirreshin në 64% të rasteve kur pasagjerët uleshin në rradhën e fundit dhe 16% kur uleshin në rradhët e para. /bota.al
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.9%
-
Njësoj
15%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00