KAS rrëzoi ankimin e PD-LSI për Gjirokastrën, anëtari i Komisionit Rregullator, Caka: Referuar provave, rezultati i drejtë! Nëse rinumërohen votat në Berat mund të ketë ndryshime

Vendimi i KAS për rrëzim të ankimit të PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës është konsideruar i drejtë nga anëtari i Komisionit Rregullator Dritan Caka. Në një intervistë për Report Tv  Caka tha se e quan këtë një vendim të drejtë duke iu referuar provave të paraqitura nga palët për këtë qark.

“Zoti Kaso është një koleg por dhe miku im, por duhet theksuar se në perceptimin tim është një deklaratë politike. Unë duke pasur parasysh provat e paraqitura nga palët për Gjirokastrën kam pasur bindjen si jurist por dhe si ekspert i reformës që kjo do  të ishte një vendimmarrje e drejtë për Gjirokastrën. Siç e thamë më parë 2 proceset janë të ndryshme, rinumërimi dhe rivotimi”, tha ai.

Sipas tij Kodi Zgjedhor nuk e lejon pavlefshmërinë e rezultatit në të gjithë qarkun.

“Kodi s’e lejon kërkesën që PD-LSI bën për pavlefshmëri në të gjithë qarkun pasi kodi thotë qartë se pavlefshmëria mund të shpallet në një ose disa qendra votimi. Vendimi i KAS në vlerësimin tim është i drejtë pastaj kuptohet çdo palë mund ti drejtohet kolegjit zgjedhor. Dua ta nis me një parantezë të asaj  që ka ndodhur 1 vit më parë. Unë jam i mendimit që ne duhet ta depolitizojmë administratën zgjedhore në nivelin e bazës. Ka qenë një propozim i PS por su pranua nga 2 anëtarë t e Pd dhe LSi ata ngulën këmbë që të vazhdonte politik komisionet zgjedhore. Dhe kështu vazhdoi. Është më mirë dhe mendoj se duhet të ishte më mirë që ata të ishin apolitik, që të mos ndodheshim në këto situata që jemi sot”, shtoi Caka.

Nëse rinumërohen votat në Berat sipas anëtarit të Komisionit Rregullator mund të ketë ndryshime.

“Në mendimin tim nuk ka çështje thelbësore që mund ta cënojnë procesin. Rezultati përfundimtar do jetë ky  që është me provat që janë paraqitur. Në berat që është kërkuar dhe një rinumërim, diferenca është e vogël dhe edhe mund ta lejojë një ndryshim minimal nëse merren për bazë kërkesat e palëve. I vemti element është te ngushtësia e voltave për ndarjen e 1 mandati dhe duke pasur parasysh këtë diferencë të vogël votash mund të ekzistojë mundësia për ndryshim”.

KAS me shumicë votash të anëtarëve vendosi që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim në Gjirokastër, kësisoj rezultati i votimit më 25 prill për këtë qark mbetet ai që është shpallur nga ky institucion.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 19/05/2021 17:42

    Vallahi bilahi po te rinumerohen votat ne Berat na del deputet dhe i biri i babait te teqese se Kulmakut Lefter hunderr maliq kokexhufka ideatori i revolucionit Nafijedybekobaxhelljan,nikollabythqirolehesjan, lefterohunderromaliqjan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë