TIRANE- Deponimet në hetuesi të Kadri Roshit, Mehmet Myftiut apo Esma Agollit, ishin bërë shkak për ta rimarrë në pyetje Kasem Trebeshinën në data 8 dhe 9 prill 1954. Pasi kishte deponuar në hetuesi për arsyet që e kishin shtyrë të kërkonte largimin nga Shqipëria për në Zvicër, sërish para hetuesit Sotir Zavalani Kasem Trebshina ka vijuar deponimin e tij edhe me 9 prill 1954.

Këtë herë hetuesi e ka pyetur për disa përplasje të shkrimtarit në teatër dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve: në teatër për përplasjet e tij me regjisorin sovjetik Kriçkov dhe në Lidhjen e shkrimtarëve për Mark Ndojën, i cili sipas Mehmet Myftiut dhe Trebeshinës ju kishte shprehur ambicjet e tij për tu bërë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Ajo që bie në sy, është fakti se edhe në këtë deponim si Trebeshina por edhe miku i tij Myftiu para tij e rëndojnë Mark Ndojën me akuza të reja.

Më poshte vjen procesverbali i plotë i marrjes në pyetje të Trebeshinës me 9 prill 1954.