Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Kashar, ku u vetëvra 40-vjeçari Eduard Lleshi.
40-vjeçari së bashku me vëllanë kishin në pronësi një hotel në autostradë, ndërsa kohët e fundit kishin probleme për shkak të të ardhurave të ulëta.
Viktima u gjet i vdekur 3 km larg banesës së tij në Kashar. Policia e Tiranës deklaroi se vdekja ka ardhur si pasojë e tre plagëve të marra nga arma e zjarrit tip kallashnikov në të njëjtin vend, në gjoks.
Sipas policisë 40-vjeçari ka vrarë veten, pasi pranë trupit i është gjetur edhe arma tip kallashnikov, me të cilën qëlloi veten tre herë me breshëri.
Sipas banorëve të zonës viktima vuante nga çrregullimet mendore dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme, ndërsa kishte tentuar edhe dy herë më parë t’i jepte fund jetës.
[gallery]19721[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO