GREQI - Zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, njëri prej më shumë se 20 anëtarëve të partisë neonaziste të arrestuar gjatë fundjavës, ka dërguar mesazhe nëpërmjet një rrjeti shoqëror nga paraburgimi.

"Krimi ynë është që themi të vërtetën, që njerëzit na ndjekin pse ne luftojmë për një Greqi të lirë,"- ka shkruar ai në profilin e tij në Tëitter. "Ky trillim kundër lëvizjes sonë popullore do të dështojë. E vërteta do të fitojë. "

Mesazhi i tij është dërguar nga qelia ku e kanë vendosur, skuadrat e anti-terrorizmit në selinë e policisë së Athinës. Njëkoëhësisht, edhe profili i tij në "Facebook" është përditësuar me thirrjen: «Agimi i Artë nuk do të dorëzohet"

E gjitha kjo ngre pyetje në lidhje me faktin pse Kasidiaris ende mund të përdorë një telefon celular në qelinë e paraburgimit dhe pse autoritetet nuk kanë menduar për t'ia hequr këto objekte të dyshuarit.

Mediat kanë botuar sot, fotografia e Kasidiaris duke folur me telefonin e tij celular nga gjykata e Athinës, ku të arretsuarit janë çuar të shtunën pasdite për t'u takuar me një gjykatës.

Kasidiaris dhe të pandehurit e tjerë do të japin dëshmitë e tyre nesër.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)