Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

I ftuar në studio, Di Jashari, Kaskadori i parë shqiptar. Rrëfime për jetën e tij, ditët e para dhe të fundit me Gaz Muçën, djemtë e Rrugës Bardhyl, fakte dhe dëshmi për skenat e vështira nëpër filma, hallet dhe vështirësitë e pafundme të aktorëve shqiptarë, dhe si u bë Di Jashari  kaskadori i parë i filmit shqiptar duke rrezikuar jetën me qindra herë! Esencë nga Eljan Tanini, çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv, ora 21:00.

Eljan Tanini: -Ti je dibran me origjinë?

Di Jashari: -Kur dibranët e parë erdhën në Elbasan, ngatërruan rrugën, elbasanllinjtë nuk i pranuan. Dikur, stërgjyshi i Bamir Topit duke biseduar me Hafiz Ibrahim Dalliun, kur mori vesh që Tirona u bë kryeqytet tha: -Lum Tirona kryeqytet, mjer tironsit çer i gjet!

Eljan Tanini: -Ti je kaskadori i parë shqiptar, çfarë do të thotë kaskador?

Di Jashari: -Dikur te gjitha hedhjet njerëzore nëpër filma bëheshin me kartona me ajër, më pas i zëvendësoi njeriu. Këtë bëja unë. Te filmi ‘’Këmishat me dyll” unë bëja hedhjet nga kali.

Një natë u ngatërruan në mes të tragetit në Otranto, Vasjan Lami dhe Bruno Shllaku. Dallgët 5 metra. Bruno Shllaku me ra aq shumë me grusht sa desh rashë në det. Më ngatërroi me Vasjan Lamin se unë kisha veshur të njëjtat rroba.

Xhiruam një herë me një qen nga Shkolla e Qenëve, ky i fundit e hapte gojën 2 dhoma e një kuzhinë! U vesha shumë trashë që mos më kafshonte qeni, nuk duhet të bënim dubla me qenin. Edhe qeni iku më pas nga frika.

Unë kam pas luajtur shumë futboll. Reshat Arbana më sheh dikur te Fusha e Zezë pas Ish Hotel Dajtit atje ku ishte  Pallati i Pionerëve ka qenë hambar talentesh. Ditën e diel çunat vipa të Tiranës i kishe te fusha e zezë pas Ish Hotel Dajtit, atje luanin të gjithë. Reshat Arbana më tha që je për film, isha 26 vjeç.

Artistët tanë të mëdhenj kanë bërë profesione të ndryshme! Reshat Arbana në fillim ishte tornitor në Park të Autobusëve, Sandër Prosi kishte mbaruar për stomatologji, Kadri Roshi për tjetër gjë!

Te filmi “Kush vdes në këmbë’’ me Sandër Prosin, jam hedhur shumë herë lartë e poshtë nga kali. I gjuajta Kalit me grusht që ti dilte gjumi.

Kur Dhimitër Anagnosti xhironte “Gurët e shtëpisë sime’’, hidhem nga maja e shtyllës, kishte bomba, kam rënë në humnerë!

Dhimitër Anagnosti u zu me stafin për mua se nuk i kishin xhiruar skenat e mia si kaskador! Veprimet u bënë, por nuk i kapi kamera! Anagnosti më dha trikon e tij në fund pas xhirimit të parë. Dubla e dytë ishte më e vështirë! Anagnosti tha pasi e kreva edhe dublën e dytë:

-Bo bo booo, ky qenka psikopat!

Te filmi “Përdhunuesit’’ kam bërë skenat gati dhe shumë gjëra të tjera. Gjithashtu, te filmi “Përdhunuesit’’ gomën e pasme të motorit e leva me vaj, që të rrëshqisja.

Gjithë jetën kam qenë me fasho. I jam shumë mirënjohës Piro Manit në jetën time. Është babai i Teatrit Shqiptar, i regjisurës së Teatrit Shqiptar! Piro Mani më erdhi në teatër me këmbë të thyer kur u bë premiera e një dokumentari që më kushtohej mua.

Kur Piro Mani kishte datëlindjen unë desha ti bëja profesorit një dhuratë, një surprizë! Kisha një plan, të hidhesha nga çatia e Teatrit Kombëtar, nga maja e çatisë për te pishina e teatrit që ishte në mes. U bëra gati të hidhem, në fund fare sapo u nda këmba buzë çatisë, qëlloi tjegulla e thyer dhe mezi u shkëputa nga çatia. Nga hedhja edhe mund të vdisja! Raimonda Bulku nisi të qante.

Eljan Tanini: -Çfarë problemi ke me këmbën tënde, ka diçka që nuk shkon?

Di Jashari: -Këmbën e kam vrarë shumë keq gjatë xhirimeve të një filmi që për mua ishte fatalitet. Gjatë xhirimeve më kanë shtyrë me ushtë, rashë keq nga bedenat e Kështjellës në Bashtovë.

Eljan Tanini: -Si është historia e Di Jasharit dhe e djemve të Rrugës Bardhyl, po rasti Gaz Muça?

Di Jashari: -Shumë nga ata djemtë që sheh atje në ekran në atë video i kanë varret pranë. Këtë kujtim, këtë video e kam xhiruar unë në një festë që u bë në Kampin e Pionerëve në Dajt ku ishte edhe Gaz Muça.

Eljan Tanini: -Pse janë të famshëm djemtë e Gaz Muçës?

Di Jashari: -Sepse i rrinin të gjithë gati Gazit. Një ditë Gazi donte të blinte një Ford të bukur. Më në fund e bleu makinën. Kadri Roshi ka thënë për Gaz Muçën: -“Ça është ky Yll i Bukur”?! Fadil Kujovska ka thënë për Gaz Muçën: “Mender teje, Elvis Presley të vjen anash”! Gaz Muçën e zbukuroi Zoti para kohe, pastaj e mori!

Eljan Tanini: -Si u vra Gaz Muça?

Di Jashari: -Sherri ka filluar kot, Gaz Muça thoshte për Azem Hajdarin, o ai në dhe o unë! Do e qeth tullë! Gaz Muça u vra te Xhamlliku, janë plagosur kot edhe njerëz të tjerë që u gjetën atje fare rastësisht. Gaz Muça nuk dinte të shante. Nuk kam parë kurrë një varrim të madh si ai i Gaz Muçës! Vajzës së Saimir Kumbaros dikur i morën motorin, e zgjidhi Gazi. Ne me Gaz Muçën kishim fishkëllimën tonë! Gazi u vra kot, pabesisht! Ai nuk mbante armë!

Eljan Tanini: -Gangster, lind apo bëhesh?

Di Jashari: -Mund të lindësh gangster, por varet në cilat rrethana bëhesh i tillë!

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elio: 28/07/2024 17:57

    Sa dru eshte me burr….. ka ngel 50vjet mbrapa , ca muhabetesh tamom Si ke shpella (Resoranti)

    Përgjigju
  • miri: 26/07/2024 23:33

    ai qe nuk permend diu por qe thote nga me trimat quhet gramoz hamiti ose gramoz comi, po ashtu nuk permendi tos kete qe e vrau landi dhe landin e vrau nik keta. te 4 vellezerit hamiti kane qene trima bashkimi calepi gramozi dhe sajmiri nje vella duhet te jete gjalle. po me naimin met hasen dhe jar hasen nuk kapej dot njeri, jane grupi i pare me strukture piramidale ne shqiperi, naimi meti dhe tos keta kryesoret, rejnoldi dhe cico dhe ad topalli pastaj ishte jari me tan oqen. te gjithe grupi ketyre jane autor te mbi 20 vrasjeve nga 89 deri ne 98. sot ka mbet vec meti me jarin qe eshte dhe personi me i rrezikshem.

    Përgjigju
    • miri: 29/07/2024 01:43

      lluqi palosi rejnoldin dhe cicon, dhe kur i hyni ben gori naimit ne dhome qe filloj tu qajt ngelen pa fryme dhe ata

    • Toni: 28/07/2024 16:27

      Po lluqi cun trim ka qen dhe ai.di jashari nuk permend emra por Gramoz comi ka qen nga mo trimat Gazi kishte me shum influence ne zone.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari