Kasoruho prehet përgjithnjë në
Durrës, atje ku ia kërkoi zemra

Kasoruho prehet përgjithnjë në<br />Durrës, atje ku ia kërkoi zemra
DURRËS - Amaneti i shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur, Amik Kasoruho, për t’u varrosur në qytetin e Durrësit, ku ai dhe familja e tij jetuan prej vitesh, është çuar në fund. Homazhet në nder të shkrimtarit të njohur u zhvilluan mesditën e së martës në kishën katolike të “Shën Luçisë” në qytetin bredetar, ndërsa në to morën pjesë qytetarë të shumtë, intelektuale dhe deputetë të parlamentit të Shqipërisë.

Ish-Kryeministri Berisha, në përkujtim të tij, tha: “Sot u nda nga ne një kalorës fisnik i mendimit, letrave dhe botës intelektuale shqiptare, shkrimtari, publicisti, shqipëruesi i mirënjohur Amik Kasoruho. Amiku ka lënë një trashëgimi të pasur krijuese në fushën e letrave dhe publicistikës, por me gjithë këto, ai le mungesën e dhimbshme të një humanisti, të një miku fisnik që të bën krenar me miqësinë e tij. Lamtumire Amik! I lehtë qoftë për ju dheu i tokës sonë!”

Amik Kasoruho ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri. Kasaruhos për punën e tij në fushën e letrave i ishte akorduar nga Presidenti i Republikës, titulli “Nderi i Kombit”.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)