Gjyqtari hungarez i futbollit, Viktor Kasai, 36-vjeç, e ka kuptuar shumë shpejt gabimin e bërë në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin D, ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë (1:0).
Në minutën e 63-të të kësaj sfide, mbrojtësi anglez Xhon Terri e dëboi topin kur e kishte kaluar vijën fatale pas gjuajtjes së sulmuesit ukrainas, Marko Devic, por gjyqtarët nuk reaguan, duke lejuar që loja të vazhdojë dhe në këtë mënyrë ia mohuan golin ukrainasve, me të cilin do t’i barazonin shifrat.
“Menjëherë pas ndeshjes e kemi shikuar "replay" e atij aksioni dhe e kemi analizuar atë situatë. Me këtë rast e kemi kuptuar se kemi bërë gabim që nuk e pranuam golin. Sidoqoftë, puna jonë është e tillë, ku mund të marrësh 199 vendime të sakta dhe të bësh vetëm një gabim, i cili mund të jetë fatal”, ka theksuar Kasai, i cili më nuk do të gjykojë në asnjë prej ndeshjeve të mbetura në Euro 2012.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com