Kastriot Çipi: Vetëm aktorët e Teatrit
të Komedisë vijnë në punë gjatë verës

Kastriot Çipi: Vetëm aktorët e Teatrit<br />të Komedisë vijnë në punë gjatë verës
TIRANE - Krahasuar me teatrot tjera kombëtare në Tiranë që kanë mbyllur dyert, Teatri i Komedisë po vazhdon punën me provat për premierën e re të komedisë "Zhurma jashtë skene”. Kështu shprehet drejtori i TKK, Kastriot Çipi, i cili është edhe regjisor i premierës së re.

Ai thotë se aktorët nuk kanë munguar gjatë muajit korrik, sepse me ta kamë bërë disa audiocione për të përzgjedhur kastin e aktorëve me emra me përvojë dhe personazhe të njohur të skenës teatrore, por kam ftuar në audicione edhe të rinj të talentuar. Çipi thotë se këto dy muaj të verës ka nisur puna dhe premiera “Zhurma jashtë skene” do të ngjitet në fillim të muajit shtator.

Komedia zhurma jashtë skene ka për autor Michael Frein. Kjo është premiera e pestë që ngjitet në skenën e këtij teatri dhe është sipas drejtorit Cipi vepra e dytë e një autori të huaj që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Çipi gjatë këtij sezoni po bashkëpunon me aktorët që do të jenë protagonistë në këtë shfaqje premierë.

Vepra e Michael Frein  është konceptuar si një teatër brenda teatrit. Kjo ka qenë një vepër që ka pasur suksese në skena të tjera të botës, thotë Çipi, duke shpresuar se edhe në Teatrin Kombëtar të Komedisë ajo do të përcjellë një atmosferë gazmore, falë lojës së aktorëve të talentuar, ku ndër ta është edhe aktori i njohur Xhevahir Zeneli.

Regjisori Çipa shprehet se ai ka besuar këtë rol Xhevahir Zeneli, jo vetëm se çmon për karrierën e tij artistike, por ai është një nga aktorët komikë më të vlerësuar nga publiku shqiptar. Sipas regjisorit Çipi, Xhevahir Zeneli ka mbetur në kujtesën e publikut me rolet dhe personazhet që ka sjellë në teatër. Xhevarir Zeneli këtë herë vjen me rolin e një Hajduti shtëpie.

Ai në këtë shfaqje është një personazh që luan një rol brenda rolit, ku tregohet, një njeri që ka qejf alkoolin dhe në skenë ju sjellë jo pak ngatërresa aktorëve të tjerë të shfaqjes. Skenari është i tillë që në shfaqjen që ata duan të venë në skenë, ai është një hajdut shtëpie.

Komedia zhurma jashtë skenë që luan me konceptin e shfaqjes brenda shfaqjes, veç aktorit Xhevahir Zeneli do të ngjisë në skenë aktorë të rinj si Julia Ilirjani që rikthehet pas disa vitesh në skenë, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Marsel Rupi, etj.  Kjo është vepra e tretë, ku aktori Xhevahir Zeneli bëhet protagonist në Teatrin e Komedisë, dhe në çdo rol ai bëhet burim humori.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  19.07.2013
 
Redaksi online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin