Kastriot Frashëri: Pemët i
prenë punonjësit e Bashës

Kastriot Frashëri: Pemët i<br />prenë punonjësit e Bashës
TIRANE - Kastriot Frashëri, drejtor i përgjitshhëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare-INA, në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon se vendimi për ndrëtimin e xhamisë, në të vërtetë nuk është gjë tjetër, veçse një leje “eskluzive”  për qëllime klienteliste. Madje sipas tij, edhe pemët në lulishte janë prerë nga punonjësit e bashkisë. Frashëri, na thotë se ata janë të bindur në kërkesën e tyre për pezullim të punimeve dhe nuk tërhiqen nga kjo kërkesë edhe pse gjykata e rrëzoi atë.
 
Z. Frashëri, ju, në emër të Institutit të Çështjeve Kombëtare- INA i jeni drejtuar gjykatës dhe keni kërkuar pezullimin e vendimit për lejen e dhënë te lulishtja e Namazgjasë. Përse e ndërmorët një hap të tillë?
Qeveria ka miratuar nëj vendim për ndërtimin e një xhamie dhe dy qendrave biznesi tek lulishtja përballë parlamentit. Kjo tregon qartë se vendimi i Berishës për të transformuar një park publik në një pronë private, duke u njohur dhe kthyer më pas pronësinë të ashtëquajturve ish-pronarë të tokës, me dhurimin arbitrar të një sipërfaqeje të madhe trualli nga qeveria drejt një organizate fetare, siç është KM, ku sipas Kushtetutës, feja është e ndarë nga shteti, tregon bindshëm se është një projekt klientelist i njerëzve pranë qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë.

Prerja e këtyre pemëve mbi 80-vjeçare, monument kulture, nga ana e punonjësve të Bashkisë për llogari të Komunitetit Mysliman, është jashtë çdo lloj norme dhe rregulli, duke treguar qartë se ndodhemi në një “zonë ekskluzive” të pushtuar me forcën e pushtetit politik. Nuk di ndonjë rast në ndonjë vend tjetër të botës, ku plani themeltar rregullues urban mbi të cilin të jetë zhvilluar një qytet të masakrohet në këtë mënyrë?!

Në këtë vend, përgjatë këtyre viteve kemi parë shtetarë nga të gjitha ngjyrat, të pangopur në qëllimet dhe babëzinë e tyre për t’u pasuruar në kurriz të pasurisë publike dhe për t’ua vështirësuar akoma më shumë jetën qytetarëve të vendit të tyre, por nuk mund të mendonim kurrë se edhe gjyqtarët e këtij vendi të jenë përdhunuesit e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të kësaj Republike”. Ndaj Instituti i Çështjeve Kombëtare garanton qytetarët shqiptarë se në ushtrim të funksioneve dhe të drejtave të tij kushtetuese dhe ligjore, do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore në mbrojtje të interesin publik dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Por Namazgjaja është pjesërisht edhe pronë e komunitetit mysliman....
Ne paditësit, vëmë në lëvizje Gjykatën, për të mbrojtur një interes të ligjshëm qytetar siç është shkatërrimi i një lulishteje të madhe, ku brenda saj përfshihet edhe një sipërfaqe e njohur si Namazgjaja, pronë e kthyer në favor të Komunitetit Mysliman, në qendër të kryeqytetit, në kundërshtim me planin rregullues të tij, pa marrë asnjë opinion apo konsultim as me publikun, as edhe me asnjë prej subjekteve tona e më gjerë të cilët janë identifikuar publikisht prej kohësh në mbrojtje të hapësirës publike dhe mjedisit, por qeveria në mënyrë hermetike dhe mafioze saktësoi se ky vendim është përgatitur në zyrën e Berishës, Bashës dhe Komunitetit Mysliman, duke anashkaluar të gjitha institucionet dhe zyrat përgjegjëse të shtetit për hartimin, vlerësimin dhe miratimin e një vendimi të tillë të natyrës urbane, duke dëshmuar qartë një mungesë të plotë të transparencës ndaj publikut, ndaj na bie barra e rëndë të provojmë me fakte dhe prova jo vetëm përpara publikut, por edhe gjykatës se ku qëndron cënimi që na bën ky veprim i administratës qendrore.

Çfarë kërkoni ju konkretisht nga gjykata e Tiranës?
Ne kërkojmë pezullimin e vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Leje Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT.

Që konsiston në: Marrjen e masës provizore për sigurimin e padisë: Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zënien e trotuareve publike nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëje të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo Gjykatë. Në Padinë, regjistruar nga kjo gjykatë me Nr. 16324 Akti, që kemi paraqitur pranë kësaj gjykate, kemi ekspozuar në mënyrë të hollësishme si aspektet e legjitimimit ashtu edhe ato të përmbajtjes të paligjshmërisë së aktit administrativ që kërkojmë të shfuqizohet prej kësaj gjykate.

Por, meqenëse padia është caktuar për t’u dëgjuar më datën 11 shtator 2013 nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate dhe punimet në terren nga ana e Personit te Tretë, Komuniteti Mysliman dhe Subjekti Ndërtues “Ndërtuesi sh.p.k”, po vazhdojnë me intensitet në këtë periudhë të transformimit të pushteti, si dhe të pushimeve vjetore të gjykatës, detyrohemi që kërkesën për marrjen e masës se sigurimit të padisë ta riparaqesim si kërkesë me shqyrtimin e padisë gjatë muajit shtator, sepse pavarësisht rrëzimit të kërkesës, kjo kërkon përparësi.

Kërkesa juaj për pezullimin e punimeve, u rrëzua nga gjykata e Tiranës, përse mendoni ju nuk u mor parasysh?
Në këtë seancë gjykata, në kundërshtim të plotë me ligjin procedurial lejoi, Forumin Mysliman Shqiptar një OJF, si pjesëmarrës në cilësinë e personit të tretë në këtë gjykim, duke mos ndërmarrë asnjë veprim apo kërkesë për identifikimin e legjimitetit të kërkuesit. Ishte detyrë e gjykatës të thërriste në këtë gjykim Komunitetin Mysliman dhe KKT, apo Ministrinë e Kulturës sepse janë persona të paditur në çështjen e mësipërme dhe jo të pranonte apriori këtë subjekt që nuk përfaqëson as Komunitetin Mysliman dhe as KKT. Në rastin konkret “Gjykata- thuhet në këtë vendim-çmon se nuk ka vënd të pranohet kërkimi i kërkuesve, pasi mungojnë rrethanat e një urgjence të tillë që të justifikojë pezullimin e punimeve”... “rezulton se me të vërtetë po kryhen punime ndërtimi, porse nga kërkuesit nuk u paraqit asnjë provë bindëse qoftë edhe sipërfaqësisht”...!??

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës