Kastriot Myftaraj: 800 faqe
libër për Blendi Fevziun

Kastriot Myftaraj: 800 faqe <br />libër për Blendi Fevziun
TIRANE - Në panairin e vitit të kaluar, gazetari i njohur Blendi Fevziu bëri bujë me librin e tij "Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe atyre që e njohën". Sigurisht një libër i tillë që zbulonte jetën e fshehtë të diktatorit, jo vetëm që shënoi rekord në shitje, por hapi një rekord debatesh në media. Por, në panairin e "Librit Tirana 2012", Blendi Fevziu do të përballet me replikat dhe akuzat e një libri voluminoz, që vjen me të njëjtin stilizim të titullit të librit të një viti më parë: "Blendi Fevziu, biografia dhe lidhja e tij nga gjyshja me Enver Hoxhën".

Libri që sapo është hedhur në treg i dedikohet jetës dhe origjinës së Blendi Fevziut, shkruar nga autori Kastriot Myftaraj. Libri është botuar nga shtëpia botuese "Princ". Po çfarë ka në përmbajtjen e tij libri i Kastriot Myftaraj që flet për trashëgiminë familjare të Blendi Fevziut. Në 72 kapitujt e këtij libri autori ka nisur një proces të gjatë rrëfimi që nis me kapitullin e parë "Borxhi i Stefan Cvajg ndaj Blendi Fevziut", vijon me kapituj të tjerë si "Gjyshja misterioze amerikane nga e ëma", "Birësimi i Blendi Fevziut -kombinacion i Sigurimit të Shtetit" dhe mbyllet me epilogun "Beu i Fundit", ku autori edhe njëherë replikon ashpër me një pjesë të deklaratave dhe shkrimeve publike të Blendi Fevziut.

Kastriot Myftaraj njihet si një ndër të autorët më të njohur për polemikat e ashpra me individët në pushtet. Pasi nis kërkimet nëpër dokumente dhe arkiva, ai shpërthen me denoncime dhe akuza të cilat pas këtyre polemikave kanë përfunduar me seanca të bujshme gjyqësore. Shtëpia botuese “Princ”, shmang përgjegjësinë mbi vërtetësinë e shkrimeve duke u distancuar nga pikëpamjet e autorit dhe në pjesën e pasme të librit shkruhet se botuesi motivohet nga fakti se “Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Tedor Laçon, Erion Veliaj, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin..." dhe mjaft personalitete të tjera që kanë bëjë bujë në media.

Por Kastriot Myftaraj nuk është mjaftuar vetëm më disa shkrime mediatike për të përshkruar sjelljen dhe veprimtarinë e personaliteteve të njohura, por ka botuar edhe libra me shkrime të pafundme siç janë "Gjyqi me Kadarenë", botuar nga shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë 2008; "Jeta e fshehur e Enver Hoxhës" botuar nga Plejad Tiranë; "Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës", Plejad dhe pasi ka përfunduar sagën e diktatorit Enver Hoxha, Kastriot Myftaraj boton te "Princ" librin vëllimor për një sagë tjetër, që në këtë libër përshkruhet si trashëgimia e Fevzijve. Duke marrë parasysh edhe panairin e librit që çelet sot në Tiranë, Kastriot Myftaraj e radhit gazetarin e njohur si një ndër kushërinjtë e Enver Hoxhës. Titulli i librit "Blendi Fevziu, biografi e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhën" është spikatur në mënyrë intriguese.

Libri është mjaft voluminoz, me 800 faqe. Pas daljes në dritën e botimit të këtij libri, botuesi i "Princ", arsyeton se "Duke pasur bindjen se ky libër, para vitit '90, nuk do të mund të botohej për shkak të censurës redaksionale, mendova ta botojë pa e shqyrtuar në mënyrë kritike përmbajtjen e tij dhe madje duke mos ndërhyrë as me korrigjime gjuhësore dhe letrare në tekst". Ndërkohë, gazetari Blendi Fevziu, i pyetur dje nga “Shqiptaraja.com” se cili është mendimi i tij për librin, reagoi shkurt dhe prerë: “Flas pasi ta kem lexuar...

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi