Kastriot Tusha koncert jubilar “Nostalgji” ditën e shtunë në 14 prill

Kastriot Tusha koncert jubilar  “Nostalgji”  ditën e shtunë në 14 prill

Ditën e shtunë të datës 14 prill 2018 tenori më në zë i muzikës shqiptare Mjeshtër i Madh, Kastriot Tusha, ju fton në koncertin jubile nën titullin “Nostalgji”. Për të gjithë të pasionuarit e artit të tij, kjo ngjarje muzikore vjen në sallën koncertore të qendrës kulturore të Katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë, në orën 19.00

Me një program të ngjeshur artistik në  këtë koncert do të keni mundësi të ndiqni këngë të huaja e shqiptare, krijime napoletane,  pa munguar dhe këngë të vjetra qytetare shqiptare. E konceptuar  si një mbrëmje unike, Kastriot Tusha fton shumë prej Miqve të tij, për të performuar së bashku me të në skenë. 

Cilet janë miqtë e tij? Artistët si  Vikena Kamenica; Manjola Nallbani, Irma Libohova, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani,  Floriana Muça, Ema Andrea , instrumentistë si Zeqir Sulkuqi por edhe miqtë nga trojet shqiptare do të jenë të ftuarit e Kastriot Tushës.

Formacioni i Tunxhit  “Albania Brass”  me grupet karakteristike nga qyteti i Korçës, Krujës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e kësaj shfaqjeje me vepra si  “Il Padrino”, “Selito Lindo”, “A kanë ujë ato burime?” , “Veleshtare”.

Kjo mbrëmje muzikore “Nostalgji” e konceptuar në regji nga Redon Mulla, e shkruar nga Ëngjëll Ndocaj dhe dirigjimit të Alqi Lepurit, do të zotërojë të drejtat ekskluzive të transmetimit televiziv nga Radio Televizioni Shqiptar.  Ju ftojmë të bëhemi nostalgjik me Kastriot Tushën duke shijuar artin e tij në 55-së vjetorin e lindjes së tenorit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota