‘Hir Krishtlindjesh’ mes ikonave të shenjtëve në Muze! Yllka Mujo uron shqiptarët pas mbrëmjes me poezi e tinguj: U bashkuan vargjet e poetëve me të shpirtit

Në Pavijonin e ikonave të Muzeut Historik këtë fillim javë “Hiri i Krishtlindjes” përhapet përmes poezisë e tingujve...

Fjalët e Shenjtës Nënë Terezë, vargjet e poetit Ilirian Zhupa, përcillen me interpretimin e ngrohtë të aktoreve Luiza Zhuvani dhe Yllka Mujo.

“Në raste të tilla përveç fjalëve të poetëve, ka të bëjë dhe fryma. Pasi jemi në këtë atmosferë dhe bashkohen vargjet e poetëve me vargjet e shpirtit”, shprehet aktorja Yllka Mujo.

Performanca e duos Xhuvani e Mujo vjen në harmoni perfekte me zërin e Vikena Kamenicës që sjell në këtë atmosferë intime balada dashurie dhe “Ave Maria-n” e Caçinit.

“Më dha shumë emocion, sikur ta interpretoja sot për herë të parë e jo pas kaq e kaq provash”, shprehet këngëtarja Vikena Kamenica.

Duket sikur tingujt dialogojnë me ikonat e sallës së muzeut me melodinë e instrumentistëve Arbër Çeri, Emiljan Dhimo dhe Roni Gjura, në kitarë, kaon dhe kitarbas.

“Mendoj që mbrëmje të tilla poetike ku shoqërohen edhe me këngëtarë sigurisht dhe jo vetëm janë të nevojshme, madje të domosdoshme. Sepse teatër luhet, muzikë po ashtu, por poezia është pjalmi i shpirtit, është esencë”, shprehet Mujo.

Nuk mund të mungonte në këtë ‘Hir poetik Krishtlindjesh’ të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe një urim zemre.

“Gëzuar të gjithëve, për një vit të mbarë, shëndet e gjithë të mirat që o Perëndia dhe Zoti, po edhe me ndihmën pak të njeriut”, shprehet më tej Mujo.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj