U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën! Vijova performancën ulur në karrige

U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën! Vijova performancën ulur në karrige

Këngëtarja Manjolla Nallbani pas incidentit

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar ditën e sotme, pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.

Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm, për të cilin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.

Ajo thotë se edhe pse theu këmbën vijoi performancën e ulur në karrige.

‘Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situatën! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur ( 50 min) në karrige.

Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë. Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik’, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2025 03:57

    Nuk t'a ka fajin femija qe te doli perpara,por platformat me taka 7 inch qe ke veshur.

    Përgjigju
    • Sara: 06/01/2025 12:57

      .ne.fakt.ti.e.mban.veten.si.adolishente.po.jo.kock.e.rend.se.mosha.ben.te.veten

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze: Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK