TIRANE - Dashuria shprehet edhe në këtë formë.
Një djalë ka sulmuar sot faqen zyrtare të aeroportit Nënë Tereza për ti treguar të dashurës së tij se prej aty nis rrugëtimi i tyre i gjatë i dashurisë.

Zemër!!! Të dua... Je shpirti, jeta ime! Je gjithçka që kam e që dua! Kjo faqe që hakerova nuk është pa qëllim. Shpresoj që nga aty. Çfarë përfaqëson edhe kjo faqe, të nisim udhëtimin tonë së bashku. Do të të mbaj të sigurtë nga çdo e keqe. Të dua dhe do të të dua përgjithmonë. Tani po e mbyll këtu dhe...shpresoj së shpejti me një lajm të mirë nga ana jote :p”.

Kështu shkruhet në mesazhin e sulmit kibernetik ku sulmuesi ka lënë edhe të dhënat e tij, ndoshta për të qenë më e lehtë qe e dashura e tij ta identifikojë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)