Janë gënjeshtra "prononcimet" mediatike e kjo këngë është publikuar dhe promovuar këto ditë. Për të dytën herë Nia i falenderohet babait të saj, i cili mundohet ta bëj vetën VIP duke kënduar për vajzën e tij e jo duke u perkujdesë për të!”, shkruan Erleta duke hapur një debat virtual mes tyre. Ndërkaq, Kastro është kundërpërgjigjur duke thënë se, nuk është një baba perfekt, madje me 100 gabime, por lejomni të dua gjakun tim. “Kënga ime e fundit “Papalove” qenka keqkuptuar në disa qarqe të ndryshme të cekëta që ‘me demek’ po e përdorkam për Vip-llikun tim! Pfff...stop gazetaruceve dhe mediave idiote... stop dhe mallkim për njerëzit që e mendojnë në këtë mënyrë. Kënga më ka dal nga shpirti për dy engjëjt e mi. Doja ta ndaja dashurinë time me gjithë botën.
E di që nuk jam baba perfekt, madje me 100 gabime... por, dashurinë nuk ma ndal dot askush. Jam i gatshëm ta fshij nga çdo media...për të vërtetuar të kundërtën. Lejomeni të dua gjakun tim....asgjë më shumë nuk kërkoj”, përfundon Kastro. Ashtu siç pati rrëfyer edhe më herët, sipas Kastros kënga “Papalove” është një dedikim i sinqertë për dy fëmijët e tij. Kënga ka nisur të komentohet menjëherë në ‘YouTube’ dhe në rrjetet sociale për këtë rikthim të fortë të tij.

Shkrimi u borua në numrin e sotë të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
