Katër ditë festival
arti për ditën e librit

Katër ditë festival<br />arti për ditën e librit
TIRANE- Festivali i parë i librit dhe artit, i cili ka qenë njëri ndër projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës do të mbahet këtë pranverë në Tiranë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Organizatorët e kanë cilësuar si një “ngjarje të madhe” dje në konferencën për shtyp në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku kanë bërë të qartë edhe konceptin dhe mënyrën e organizimit të këtij festivali. Festivali, që vjen për herë të parë në Shqipëri, organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip dhe Vladimir Myrtezaj, kryetar dhe kurator për artet pamore. Botuesja Arlinda Dudaj, kryetare e Shoqërisë së Librit Shqip thekson se nuk bëhet fjalë për panair libri, por për një festival alternativ që promovon artin dhe librin.

“Sigurisht që pjesë e këtij Festivali është dhe Panairi i Librit, ku janë ftuar të bëhen pjesë të gjithë botuesit shqiptarë me stendat e tyre dhe botimet e reja. Gjithashtu do të organizohen edhe ekspozita të veprave të artit dhe do të ndahen dy çmime shumë të rëndësishme: çmimi “Ardian Klosi” në fushën e publicistikës dhe çmimi “Danish Jukniu” në fushën e artit”, deklaroi botuesja Arlinda Dudaj, duke theksuar se botuesve do t’u ofrohen stendat me çmim shumë të lirë.

Festivali do të zhvillohet nga data 23-27 prill, pranë Muzeut Kombëtar. Ky event zhvillohet nga “Shoqëria e Librit Shqip” dhe përfshin botimet shqiptare dhe artet pamore. Sa i përket librit, deri më tani janë 45 botuesit pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. “Do të ketë shumë aktivitete: art pamor, animime muzikore, forume për letërsinë, lexime nga aktorë dhe promovime librash. Le ta bëjmë këtë aktivitet sa më gjithëpërfshirës”, tha dje botuesja Arlinda Dudaj.

Ndërkohë, pjesa e arteve pamore e pagëzuar me emrin artistik “Pamur” do të kurohet nga piktori i mirënjohur Vladimir Myrtezaj dhe do të ketë ekspozita në dhjetë galeri. “Tema e arteve pamore është “një galeri, një autor”. Të gjithë korrentet artistike në vendin tonë dhe Kosovë do të kenë mundësi të shfaqen në Tiranë.”, tha Myrtezai, i cili dha një shpjegim edhe të emërtimit “Pamur”: është një neologjizëm që për nga ana  fonetike duket si një trajtë e gabuar e fjalës “pamore”, por natyrisht ana semantike është e gjitha, dhe ajo përkapet me pak vëmendje, që me leximin e parë: Pamur-Pa mure, që do të thotë pa kufij e konvencione që krijojnë ndasi të panevojshme”.

Festivali katërditor është organizuar sipas organizatorëve me një strategji multimediale mes librit, arteve pamore dhe disa ndërhyrjeve të muzikuara nga performues të ftuar. “Ngjarje kulturore në favor të kulturës e ka quajtur”, piktori Myrtezai. Gjithashtu dje u theksua se në Festivalin e Librit dhe Artit do të ndahen dy çmime: puna më e mirë në artet pamore do të vlerësohet me çmimin “Danish Jukniu”, ndërsa autori i vitit me çmimin “Ardian Klosi”, publicisti i cili sipas organizatorëve të festivalit ishte dhe një prej ideatorëve të tij.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës