Katër këshilltarët e rinj,
që zëvendësuan deputetët e këshillit

Katër këshilltarët e rinj,<br />që zëvendësuan deputetët e këshillit
TIRANE- Mbledhja e djeshme e thirrur nga socialistët kishte si rend dite miratimin e katër këhsilltarëve të rinj të këshillit bashkiak të Tiranës, që do të zëvendësojnë këshilltarët që fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kështu më konkretisht dje është miratuar emri i Abdyl Sarjes, i cili është këshilltar i PS-së, Dhimitër Muslia, edhe ky këshilltar i PS-së dhe po ashtu i listës së këshilltarëve të majtë është edhe Erik Skëndaj.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është betuar së bashku me këshilltarët e majtë, edhe Arben Taipi nga PDIU, i cili nuk është se ka bashkuar votat me të majtët, por është bashkuar dje me ta, pasi e konsideron të drejtë mbledhjen e thirrur nga të majtët dhe jo atë të thirrur nga të djathtët. Ndërkohë që mbledhja e cila thirret për të tretën herë të hënën nga të djathtët, ka të njëjtin rend dite: hapjen e garës për kryetarin e ri të këshillit bashkiak, për një shtesë në buxhetin e 2013-ës, si dhe miratimin e një liste me banorët që do të përfitojnë kredi lehtësuesse për të blerë shtëpi.

Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë