Katër net me operën “Traviata”
kthehen premierat e mëdha

Katër net me operën “Traviata”<br />kthehen premierat e mëdha
TIRANË - Opera “Traviata” që fitoi të drejtën e  ngjitjes në skenë pas garës së audicioneve, u ngjit në skenë mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pas fillimit të sezonit artistik me disa koncerte të rëndësishme, tashmë TKOB iu është kthyer shfaqjeve të premierave të mëdha.

E para ngjitet “Traviata” e Giuseppe Verdit, me libret të Francesco Maria Piave, bazuar në romanin e Aleksandër Dyma-s (i biri), “Zonja e Kameljeve”. Opera “Traviata” vendoset në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 22-24 dhe 26 shtator, ora 20.00.

Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të do të pasqyrohet në skenografinë dhe kostumet e interpretuesve që, do të na zhvendosin në sallonet aristokratike, ku do të luhet jeta, dashuria, mllefet dhe intrigat në historinë e Violetës dhe Alfredos, dy protagonistëve të kësaj vepre.

Traviata u ngjit në skenë me interpretimin e solistëve të TKOB-it në bashkëpunim me artistët italianë si; Max Jota-s, në rolin e Alfredos, dirigjentit Giancarlo De Lorenzo, ndërsa regjia, skenografia dhe kostumet do të jenë të Primo Petris.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital