SHBA - Gratë që kanë kapërcyer menopauzën dhe nuk duan të shëndoshen më, pasi e kanë humbur peshën me shumë mundim, duhet të marrin në konsideratë disa rregulla në të ushqyer, për të mbajtur trupin në formë për një kohë të gjatë.
 
Këtë e zbulon një studim amerikan, i publikuar në revistën Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics.
 
Shkencëtarët për të arritur në përfundime duke marrë një kampion prej 500 grash mbi peshë dhe obeze, mbi 55 vjeçe, 6 muaj pas dietës dhe 4 vjet më pas.
 
Të hash më pak ëmbëlsira, më pak të skuqura, të limitosh pijet me sheqer  dhe të hash më pak jashtë shtëpisë se më parë, janë 4 këshillat më të mira për të mos marrë kilogramë në gjashtë muajt e parë, por jo pas 4 vjetësh. Duke iu shtuar këtyre edhe limitimin e ngrënies së mishit, djathit dhe shtimin e konsumimit të peshkut.
 
Shtimi i ngrënies së frutave dhe perimeve, edhe me dy porcione më tepër nga sa jeni mësuar më parë, favorizon humbjen e 1,5 kg në fund të katër vjetëve. Ndryshimet e vogla në kohë afatgjatë ndihmojnë për të humbur peshë më shumë se sa një dietë e egër, e pamundur për t’u mbajtur, thonë shkencëtarët.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)