Vazhdojnë të dhunshme protestat në Katalonjë, të cilat shpërthyen pas burgosjes dhe dënimit të liderëve për pavarësi.
Vetëm natën e djeshme janë plagosur 80 protestues dhe rreth 46 agjentë policie në përleshje në qytete të ndryshëm.
"Nuk ka asnjë justifikim për djegien e makinave dhe vandalizëm.

Protesta duhet të jetë gjithnjë paqësore,"- tha presidenti i qeverisë Katalanase, Quim Torra. "Ne nuk mund të lejojmë që një grup të infiltruarish të dëmtojnë imazhin e pavarësisë”.
"Ne nuk mund të qëndrojmë në këtë kafaz që vazhdon të shohim,"- tha Torra gjatë një seance speciale të parlamentit të sotëm rajonal, i cili e përcaktoi vendimin e Gjykatës Supreme si "goditjen më të madhe për demokracinë në katër dekada të sundimit të demokracisë”.
Komente

