Katalonja, greva dhe protestat, më shumë se gjysmë milioni njerëz në rrugë

Katalonja po përjeton ditën e gjashtë të protestave të cilat nisën si reagim pas dënimit me 100 vite burg në total, të disa drejtueseve të lëvizjes për pavarësinë e krahinës.

Në grevën e pergjithshme morën pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz nga Barcelona por dhe të ardhur nga shumë qytete, të cilët përmes ngritjes së barrikadave bllokuan disa rrugë, përfshirë edhe atë në kufirin me Francën, iu vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën mjete të forta drejt forcave të policisë.

Në Barcelonë, katedralja ‘Sagrada Familia’ që prej ditës së djeshme është mbyllur për vizitorët, ndërsa trenat dhe metroja e qytetit kanë ulur rendimentin

Presidenti aktual Quim Torra tha se dënimi i udhëheqësve separatistë nuk do të ndalojë atë dhe administratën e tij dhe se Katalonja do të kthehet sërish në votime për vetëvendosje. Nëse të gjitha partitë dhe grupet punojnë për ta bërë të mundur, ne do ta mbyllim këtë legjislaturë me pavarësi," – tha Torra

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Protesta në Katalonjë: rritet në 89 numri i të plagosurve, Sanchez: Ndaloni dhunën

Ka shkuar në 89 numri i të plagosur dje në mbrëmje në protestën e zhvilluar në Barcelonë, ku policia ka përdorur për herë të parë hidrant për të shpërndarë manifestuesit përgjatë rrugëve të qendrës së qytetit.

"Ditët e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve shumë të pakëndshme, të kryera nga grupe minore, por të mirë koordinuar për të vepruar me dhunë. Ne po përgjigjemi si çdo shtet dhe ligj demokratik, me forcën e policisë” – tha Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, gjatë një fjalimi në TV , dhe shtoi se "Askush nuk është mbi ligjin. Në Spanjë nuk ka të burgosur politikë por politikanë të akuzuar dhe dënuar për shkeljen e ligjeve demokratike. Ne jemi garantues të lirisë dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve dhe do të fillojmë dialogun me liderët e pavarësisë që ndodhen në burg”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)