Populli i Katalonjës po vendos sot në një votim jozyrtar për pavarësi nga Spanja. Qindra mijëra votues pritet të mbështesin pavarësinë në votimin simbolik.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se mbi 80% e 7.5 milion katalanasve që jetojnë në verilindje të Spanjës duan më shumë autonomi nga ajo, ndërsa 50% mbështesin pavarësinë e plotë.
Pak javë më parë, Gjykata Kushtetuese spanjolle pezulloi planet e mëparshme për një referendum për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja, megjithatë udhëheqësi Artur Mas është shprehur i vendosur të shkojë deri në fund.
Ndërsa kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy tha se votimi i sotëm nuk do të ketë asnjë efekt duke i kërkuar popullit ‘të mendohet mirë për të ardhmen’. Votuesit do të pyeten sot nëse e duan Katalonjën shtet dhe nëse duan pavarësinë e saj.
Komuniteti autonom i Katalonjës përbën 1/5 e të ardhurave ekonomike te Spanjës. Dëshira për pavarësi është nxitur nga recensioni i thellë në vend gjatë viteve të fundit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com