Katalonja, përleshje dhe trazira, mbyllet ‘Sagrada Familia’

Katalonja, përleshje dhe trazira, mbyllet ‘Sagrada Familia’

Sot, në ditën e grevës së përgjithshme, grupe protestuesish përmes barrikadave, kanë ndërprerë disa rrugë që nga orët e para të mëngjesit.

E sotmja është greva e katërt e përgjithshme e lidhur me protestat e pavarësisë në Katalonja në më pak se dy vjet.

Gjykata Supreme Spanjolle dënoi udhëheqësit e pavarësisë në total me 100 vjet burg. 'Sagrada Familia', monumenti më i vizituar në Barcelonë, ka pezulluar vizitat. "Nuk është e mundur të garantohet hyrja", - thuhet në një mesazh të publikuar në Twitter.

Ndërkohë, gjatë natës në kryeqytet pati përleshje, mes policisë dhe protestuesve që ngritën barrikada në rrugë dhe u vunë zjarr kazanëve të plehrave.

Sipas El Pais, të paktën 18 protestues u plagosën dhe 19 u arrestuan natën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit