Në Katalonjë, mafia shqiptare ka arritur të përcaktohet si "lojtari kryesor" në biznesin e paligjshëm të kultivimit të marijuanës. Dhjetra klane, disa aleate, të tjera në konflikt, kanë zgjeruar aktivitetet e tyre në të gjithë Katalonjën.
Në magazina industriale, apartamente, ambiente tregtare, vila dhe çdo hapësirë tjetër bëhet e disponueshme për të krijuar një mundësi të re biznesi për këto organizata kriminale.
I njëjtë është edhe rasti i anëtarëve të një rrjeti që është çmontuar së fundmi nga agjentë të Njësisë së Hetimit Territorial të Rajonit Metropolitane në jug të Mossos d'Esquadra, në kuadër të operacionit policor "Trifásico". Kështu u dërguan në burg trafikantët shqiptarë të drogës, të cilëve iu dogj magazina e marijuanës.

Në total, 13 persona u arrestuan, duke përfshirë "kopshtarët" e plantacionit, ndërmjetësit dhe drejtuesi i organizatës, por mediat spanjolle nuk i kanë bërë me dije identitetet e tyre. Por kanë zbuluar se drejtuesi i grupit për të qëndruar sa më lirshëm në vend ishte martuar fiktivisht me një spanjolle sa për të marrë lejen e qëndrimit.
Një tjetër detaj që është zbuluar është fakti se kjo nuk është hera e parë që të arrestuarit përballen me akuza të ngjashme.
Disa nga të arrestuarit ishin ndaluar tashmë në vitin 2021 për aktivitete që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Kjo tregon se ata kanë vite që operojnë në biznesin e paligjshëm të 'floririt të gjelbër' në Katalonjë.
Sipas Zëvendës Inspektorit Durán, operacioni i policisë ishte një goditje vendimtare kundër një prej qelizave më aktive të dyshuara kriminale në rajon, e njohur për aftësinë e saj për të ngritur shpejt plantacione të reja. Grupit iu goditën 3 baza: një në Santa Coloma de Cervelló , një tjetër në Granollers dhe një tjetër në një fermë në Vallirana.
Kjo e fundit ishte në pronësi të një individi me origjinë spanjolle, i cili vepronte si mbulesë për organizatën dhe ishte përgjegjës për të vepruar si ndërmjetës mes punëtorëve dhe "shefit të madh". Po ashtu, ishte përgjegjës edhe për pagesat.
Hetimi filloi gjashtë muaj më parë , kur oficerët zbuluan konsum jonormal të energjisë në një magazinë në Santa Coloma de Cervelló (Barcelona). Ky tregues fillestar bëri që Mossos d'Esquadra të dyshonte për aktivitete të paligjshme brenda ambienteve. Prej aty u hapën hetimet dhe nisi vëzhgimi për personat që frekuentonin magazinën, gjë që çoi në zbulimin e lidhjeve në dy lokacione të tjera, një në Granollers dhe një tjetër në Valliranë.
Gjatë hetimeve, u identifikuan disa anëtarë kyç të rrjetit, të gjithë me origjinë shqiptare, duke përfshirë këtu edhe përgjegjësit e plantacioneve. Për pasojë u arrestuan 13 persona dhe u sekuestruan 5000 bimë marihuanë. Nëntë nga të arrestuarit u burgosën, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Megjithatë, si në çdo histori, ka disa versione. Álvaro Machado një avokat që përfaqëson disa nga të arrestuarit, duke përfshirë njeriun që agjentët e kanë cilësuar si të parin e grupit thotë se hetimet janë bërë keq, raporton Cronica media spanjolle.
H.K/Shqiptarja.com"Këto lloj hetimesh shkelin shpesh të drejtat e personave nën hetim, ku, si në këtë rast, konstatohet se një person është drejtues i një organizate bazuar në dy fotografi të realizuara gjatë një vëzhgimi,”-tha avokati.
Komente

