SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha i pandehur: Krah i armatosur i Ramës, do e shkrij me 'Venecian'

TIRANË- Sali Berisha del edhe njëherë blof, pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK. I zënë ngushtë, Berisha nuk e beson dot si një mbështetje të Trump ndaj drejtësisë së re që sipas tij është në shërbim të qeverisë. 

Gjatë konferencës me gazetarët, ish-kryeministri i pandehur për aferën Partizani, sulmoi SPAK duke e quajtur një krah i armatosur të Ramës.

“Nuk mund të pohoj këtë. Mund të pohoj si një përpjekje për të luftuar korrupsionin, por unë mund të pohoj se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë në një vend. SKAP-i kështu siç është, u ka faktuar shqiptarëve dhe botës se është krah i armatosur politik i Edi Ramës. Vendi që dënon më rëndë korrupsionin është Kina, që e ka ligj me vdekje. Prokuroria kineze dënon dhe ndëshkon dhe për motive politike dhe ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, unë nuk besoj kurrë se Trump që po atakon me forcën më të madhe pikërisht shndërrimin e drejtësisë në armë politike, mbështet një gjë të tillë. S’mund të jetë kjo një lloj përkrahje për prokurorinë politike”, tha Berisha.

Më herët gjatë një takimi me shoqatat e biznesit, kreu i PD nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij për shkrirjen e SPAK, duke thënë se do e reformojë me Komisionin e Venecias.

“Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste.

E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.

Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite.

Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë”, tha Berisha gjatë një takimi me shoqatat e biznesit. 

Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar