Një votim joformal për mbajtjen e një referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka treguar se pjesa më e madhe e popullsisë kanë votuar pro saj.
Të pyetur nëse duan një shtet Katalanas dhe nëse duan që ky të jetë i pavarur, 80.7% mbështetën mbajtjen e një referendumi zyrtar mbi çështjen e statusit dhe 50% u shprehën pro pavarësisë së plotë në votimin e një dite më parë ku morën pjesë 2 milionë njerëz nga 5.4 milion persona me të drejtë vote.
Gjithsesi, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se votimi i një dite më parë nuk do të ketë asnjë efekt.
Ndërsa mbështetësit e pavarësisë shpresojnë se një votë e fortë për mbështetjen do të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë qendrore për të çelur negociatat për të ulur taksat dhe më shumë autonomi politike.
Katalonja, një rajon autonom në veri të Spanjës është përpjekur të fitojë prej kohësh pavarësinë, por Gjykata Kushtetuese spanjolle e cilësoi një vendim të tillë antikushtetues.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com