ITALI - Një stuhi e fuqishme me shi e breshër ka rënë në Katania të Italisë. Disa persona janë lënduar si pasojë e përmbytje të konsiderueshme, ndërsa i gjithë vendi është në gatishmëri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shpëtuar shoferët e përmbytur të cilët kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre në rrethin e San Giovanni Galermo dhe Mascalucia dhe Gravina të Katanias. Disa persona janë ngjitur mbi çatitë e shtëpive të tyre për t'iu shmangur sado pak lumit të ujit që vërshon në rrugët e qytetit.
Vendi është përfshirë një lum uji që derdhet në rrugët kryesore, ndërsa qyteti ka aktivizuar sistemin e Mbrojtjes Civile. Gjendja e vështirë në Katania sipas Mbrojtjes Civile nuk është sinjalizuar më parë nëpërmjet ndonjë alarmi për situatën metereologjike, ndërsa flitet për një person të zhdukur.
Ndërkohë, një punëtor i cili mendohej i humbur u gjet nga forcat zjarrfikëse dhe u dërgua në spital me fraktura të shumta.
/Shqiptarja.com