Pas disfatave që pësuan në gjysmëfinale, të shtunën në orën 16:00 Maroku dhe Kroacia, do përballen për vendin e tretë dhe të katërt në Botëror. Shpeshherë ka patur diskutime në lidhje me këtë ndeshje, pasi thuhet se nuk ka përcakton shumë, por përveç faktin se përballe janë dy kombe që i dhanë shumë Botërorit të Katarit këtë herë edhe shpërbimi i FIFA-s është një shtysë e madhe. Kush fiton do të arkëtojë 26 milionë euro.
Sakaq sulmuesi Andre Kramaric i Kroacisë, kombëtares që vjen pas disfatës 3-0 kundër Argjentinës, thotë se është ‘nder ta mbyllësh Botërorin me një medalje’, ndërsa për kapitenin Modric do jetë ndeshja e fundit në një Kupë Bote me ‘dalmatët’. Mesfushori 37-vjeçar ka luajtur 161 ndeshje me kombëtaren që prej grumbullimit për herë të parë në 2006.
Nga ana tjetër Maroku pasi shkoi historinë duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale kërkon të thellojë rekordin duke u renditur e treta. Po për t’ia dalë marokenët duhet t’ia bëjnë pa kapitenin Romain Saiis dhe mbrojtësin Aguerd, të dy të dëmtuar.
Favoritë për të fituar ndeshjen sipas koeficientëve është Kroacia, por fakt është se ballkanasit kanë fituar vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit në kohën e rregullt në Botëror.