Brazili në dy ndeshjet e para të Botërorit i është përgjigjur pritshmërive, duke marrë 6 pikë, por së fundmi po qarkullon një video sa e çuditshme aq edhe qesharake me protagonist ‘yllin’ Rodrygo dhe Ronaldo ‘fenomenin’, i cili në 2002 i dhuroi ‘seleçaos’ Botërorin e pestë dhe të fundit.
Pas përfundimit të një interviste për FIFA-n Rodrygo i jep dorën Ronaldo-s dhe bën një gjest të papritur, duke i prekur këmbët ish-sulmuesit legjendar. Më vonë u kuptua se kjo ishte një ‘magji’ për të marrë pak nga kualiteti i Ronaldo-s që me siguri do ti nevojitet Brazilit për të fituar Kupën e Botës në Katar.